• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pasuria e gjyqtarëve të apelit e pajustifikuar nga pagat

21 December, 2016
në Aktualitet
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasuria e deklaruar e gjyqtarëve të Apelit rezulton të jetë pesëfishuar në dhjetëvjeçarin e fundit, duke arritur në afër 17 milionë dollarë. Përpunimi i të dhënave nga Inspektoriati Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, dëshmon se ato janë dhjetëra milionë lekë më shumë se sa justifikohen nga pagat.

Dhjetëvjeçari i fundit ka shënuar një rritje të pasurive të raportuara të një pjese të gjyqtarëve të Apelit në Shqipëri, që ngrenë dyshime për mënyrën si janë siguruar.

Të dhënat e marra nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, të analizuara nga BIRN, tregojnë se gjyqtarët e Apelit kanë grumbulluar rreth 2 miliardë lekë, ose 17 milionë dollarë pasuri në formë pronash të paluajtshme, kompanish biznesi, apo vlerash monetare në banka dhe në të holla.

Deklarimet e tyre tregojnë një pesëfishim të pasurisë dhe janë dhjetëra milionë lekë më tepër se sa justifikohen nga pagat, që kanë përftuar gjatë 11 viteve të karrierës.

Në fillim të vitit 2004, pasuria e 81 gjyqtarëve të Apelit ishte vetëm 3.2 milionë dollarë, ndërsa në fillim të vitit 2015, ata deklarojnë se pasuria e tyre dhe e rrethit te ngushte familjar ka arritur në 17 milionë dollarë.

Në 11 vitet pas deklarimit fillestar të pasurisë, të ardhurat e tyre janë rritur me rreth 10 milionë dollarë. Mesatarisht çdo gjyqtar e ka shtuar pasurinë e tij me 12 mijë dollarë në vit, mbi shumën prej 9400 dollarësh, që është maksimumi i pagës vjetore për gjyqtarët e Apelit.

Analiza tregon se gjysma e pasurisë përbëhet nga investime në blerjen e pronave të patundshme, me një vlerë totale prej 8.8 milionë dollarësh deri në fund të 2014. Shpenzimet për blerje automjetesh kanë qenë të preferuara, duke kapur shifrën e 1.5 milionë dollarëve.

Të dhënat nga Inspektoriati i Lartë tregojnë se gjyqtarët në fjalë kanë një aktivitet të shtuar financiar si marrje borxhesh, kredi bankare, ose hua nga familjarët.

Për sa i përket qarkullimit të vlerave monetare brenda dhe jashtë sistemit bankar, sipas të dhënave të shqyrtuara, deri në fund të vitit 2014, gjyqtarët kanë deklaruar likuiditete në bankë me një vlerë prej 3.8 milionë dollarësh, ose pesë herë më shumë se ajo e deklaruar në 2004.

Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri është cilësuar nga një sërë vlerësimesh ndërkombëtare si ndër më të korruptuarit.

Dy ish presidentë dhe njëherazi ish kryetarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi fajësojnë politikën.

“Te ne ka ndikuar shumë korrupsioni politik. Në gjyqësor, vetëkuptohet. Dhe korrupsioni politik i ka interesuar të dyja palëve. Shqiptarët thonë, në çdo sondazh që bëhet, që – drejtësia është në plan të parë për sa i përket korrupsionit. Ajo duhet të jetë mbi politikën. Në fakt politika i bën këto gjëra. Në shkurt të vitit 2013 kam thënë hapur që duhet revolucion në drejtësi, sepse me vetëpastrim nuk bëhet, është e pamundur”, thotë ish presidenti Moisiu.

“Ka degjeneruar politika, me kalimin e viteve, dhe natyrisht virusin e saj e ka përcjellë edhe në institucione, ku pa dyshim më i dukshmi, ai ku është fokusuar më shumë vëmendja, është sistemi i drejtësisë. Influencë politike ka pasur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në mjaft institucione të tjera, ku vetë parlamenti dhe politika ka dashur që ta kontrollojë. Sot, fobia është që akoma politika kërkon të ketë kontrollin në sistemin e drejtësisë”, shprehet ish presidenti Topi.

Duke bërë një renditje, sipas pasurisë së deklaruar, në krye të listës qëndron gjyqtari, Gjin Gjoni, i cili zotëron, familjarisht, numrin më të madh të kompanive të biznesit he një vlerë pasurore që shkon në 1.6 milionë dollarë.

Me pas vjen gjyqtarja e Apelit te Vlorës, Gjinovefa Gaba, Zeqine Sollaku, Alaudin Malaj dhe Agim Bendo i Apelit të Tiranës. Vlera më të vogla pasurie kanë më pas Lefter Jahaj, Gurali Brahimllari i Apelit të Krimeve të Rënda, Fiqirete Mullaj, Vasil Hanxhari dhe Evgjeni Sinoimeri. Në tërësi këta dhjetë gjyqtarë zotërojnë së bashku 800 milionë lekë pasuri.

Reforma në Drejtësi pritet të sjellë spastrimin nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar në radhët e sistemit të Drejtësi, si dhe të ndryshojë imazhin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të pakorruptuar.

BIRN

Paraardhëse

Edi Rama “përplas” aktorin e njohur të humorit dhe djalin e tij

Pasardhëse

FOTOT/ Këngëtares i vjedhin telefonin dhe i nxjerrin fotot nudo (+18)

Pasardhëse

FOTOT/ Këngëtares i vjedhin telefonin dhe i nxjerrin fotot nudo (+18)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.