• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

“Pasuri të fshehura, biseda telefonike”, provat e reja që po kërkohen për Tahirin

22 January, 2018
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Pasuri të fshehura, dëshmitarë të rinj e biseda telefonike”, ja provat e reja që po kërkohen për Saimir Tahirin.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha zbardhi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që zgjati hetimet me tre muaj për ish-ministrin e Brendshëm.

Në studion e lajmeve në News 24, Hoxha tha se vendimi për zgjatjen e hetimit është marrë që më 17 janar, por publikohet sot.

Gazetari sqaroi se: “Hetimet janë zgjatur për shkak se prokuroria i ka kërkuar material shtesë prokurorisë së Katanias në Itali dhe autoriteteve policore greke për lëvizjet e Tahirit dhe personave të rrethit të ngushtë të tij, të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin grek”, në një kohë që as mbrojtja e Tahirit nuk e ka ankimuar vendimin në gjykatë, duke i lënë mundësi prokurorisë të hetojë edhe për tre muaj.

Sipas tij, hetimet për ish-ministrin Tahiri, i dyshuar për lidhjet me të akuzuarit Habilaj për trafik ndërkombëtar droge do zgjasin deri më 17 prill, ndërsa Prokuroria do të duhet t’i drejtohet sërish gjykatës nëse do të zgjasë hetimet përtej këtij afati.

Sipas Hoxhës, “Prokuroria ka kërkuar ndër të tjera ekspertizë vendase dhe të huaj, për të siguruar informacione të rëndësishme në lidhje me komunikimet elektronike dhe telefonike që Tahiri dhe personat e dyshuar kanë kryer me njëri-tjetrin duke përdorur edhe programe elektronike të vështira për tu gjurmuar”,- sqaroi ai.

Mes të tjerash, siç bëri të ditur gazetari, policia ka përpiluar një listë të re të dëshmitarëve të cilët do të merren në pyetje për të dhënë informacion në lidhje me veprimet e kryera nga Tahiri dhe personat e dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

“Po ashtu, në zgjatjen e hetimeve prokuroria ka deklaruar se është duke hetuar dhe duke kryer verifikime në lidhje me pasuritë e fshehura apo të kaluara në emër të personave të tjerë, të cilat janë përfituar nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve”,- sqaroi gazetari

Paraardhëse

OMN e largoi sepse nuk justifikonte pasurinë, sot zgjidhet anëtar i KLP

Pasardhëse

Zaimina bën veprimin e rëndësishëm, duhet ta shikoni patjetër këtë foto

Pasardhëse

Zaimina bën veprimin e rëndësishëm, duhet ta shikoni patjetër këtë foto

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.