• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Paskal Milo i kthehet keq Nanos: Ka bashkëpunuar me fashistët, dhjetëra dokumente e vërtetojnë këtë

8 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6.5k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Historiani Paskal Milo reagoi menjëherë pas deklaratës së analistit Mustafa Nano, se ai me atë çfarë ka shkruar ka lënduar figurën e Mithat Frashërit.

Milo iu përgjigj duke thënë se i njeh meritat e tij, ndërkohë që shtoi se në pikëpamjen e tij për Luftën e Dytë Botërore është i dështuar.

Milo tha se Mithat Frashëri nuk është orientuar drejt si atdhetar dhe ka bashkëpunuar me fashistët dhe sipas tij ka dhjetëra dokumente në arkivin shtetëror që e vërtetojnë këtë.

“Në atë kohë ka qenë një lëvizje për bashkimin e së djathtës ballkanike kundër komunizmit dhe aty gaboi Mithat Frashëri sepse udhëzimet që ai dha kishte element antishqiptarë”, – shtoi ai.

“Unë nuk kam synuar të lëndoj Mithat Frashërin, kam vite që e studioj, por nuk është gjeni.

Ai është një qenie tokësore që ka jetuar në një moment të caktuar të historisë me të mirat dhe të metat e tij si çdo njeri.

Unë kam vënë në dukje meritat e tij në historinë shqiptare, ka merita në fushën e albanologjisë, si diplomat në konferencën e Parisit dhe si ministër fuqiplotë në Athinë.

Por kurrsesi unë nuk e kam fshehur pikëpamjen time se si në Luftën e Dytë Botërore ai është i dështuar.

Si atdhetar nuk arriti të orjentohet dhe të veprojë drejt. Të udhëheqësh kundër fashizmit dhe të bashkohesh me ta, meritë është kjo.

Ka me dhjetëra dokumente që e vërtetojnë këtë. Ballistët e djeshëm dhe të sotëm duhet të heqin dorë nga akuzat që u bëjnë historianëve.

Dokumentet janë në arkivin shtetëror dhe ku Mithat Frashëri ka firmosur me dorën e tij. Këta nuk mohojnë dokumentet, por i interpretojnë ato duke thënë se mirë ka bërë sepse duhet biseduar edhe me kundërshtarin.

Në atë kohë ka qenë një lëvizje për bashkimin e së djathtës ballkanike kundër komunizmit dhe aty gaboi Mithat Frashëri sepse udhëzimet që ai dha kishte element antishqiptarë.

Të pretendosh që të krijosh federatë shqiptaro greke dhe të vësh një pikë që do bashkoheshin ushtritë e dy vendeve nën komandon e ushtrisë greke. Ka gjë më të keqe. Ushtria është element sovraniteti. Çfarë është kjo?”, – tha Milo.

Paraardhëse

“Mjerë kë zë halli!” Arrestimi i dy mjekëve shqiptarë, Manjani del me reagimin e fortë dhe bën propozimin e papritur

Pasardhëse

Dolën çift, por nuk u panë kurrë bashkë: Ola ‘bëhet e gjallë’ dhe i hedh kunja Muratit

Pasardhëse

Dolën çift, por nuk u panë kurrë bashkë: Ola ‘bëhet e gjallë’ dhe i hedh kunja Muratit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.