• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pasi u mblodh Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, reagon ‘flakë për flakë’ Presidenca dhe lëshon ultimatum

8 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
333
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenca ka reaguar sërish lidhur me procesin zgjedhor të 25 prillit. Tedi Blushi, këshilltari i kreut të shtetit, Ilir Meta, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se është e rëndësishme, që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor.

“Çdo proces ankimor dhe kushtetues të shqyrtohet me objektivitet dhe paanësi”, shkruan Blushi, ndërsa thekson se nuk e meriton mandatin e deputetit kush ka kryer krime zgjedhore.

“Cilido, që ka kryer krime zgjedhore duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë.

Çdo kandidat, që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar”, shkruan këshilltari i Presidentit.

Reagimi i Blushit vjen pasi sot u mblodh komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.

Deklarata e Blushit:

“Procesi zgjedhor i 25 prillit akoma nuk ka përfunduar. Organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që merren me standardet e zgjedhjeve, përditë po reagojnë qartë për të vërtetën reale të këtyre zgjedhjeve.

Të gjithë jemi dëshmitarë se:
Blerja e votës ka qenë një fenomen masiv; Qeveria përdori asetet dhe fondet publike në interes të saj politik në fushatë; Procesi i vaksinimit të popullatës u shfrytëzua në funksion të fushatës së partisë në pushtet;
Të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën në mënyrë kriminale;Emigrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ju mohua padrejtësisht e drejta për të votuar;Lejet e legalizimit dhe shpërblime të tjera të kësaj natyre u dhanë për të siguruar votën e zgjedhësve;Kontratat e Koncesionit vërshuan lumë gjatë procesit zgjedhor;
Fondet e rimbursimit për tërmetin u bllokuan për muaj me radhë, që të keqpërdoreshin dy ditë para zgjedhjeve.

Të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit. Të gjithë duhet ta ndihmojmë drejtësinë me fakte e të dhëna, që zbardhin të vërtetat e këtij procesi.

Cilido, që ka kryer krime zgjedhore duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë.Çdo kandidat, që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar.

Është tepër e rëndësishme, që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor. Çdo proces ankimor dhe kushtetues të shqyrtohet me objektivitet dhe paanësi.Drejtësia duhet të funksionojë tani!Kjo është e rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit dhe asnjë “shashkë”, që synon të shpërqëndrojë fokusin nuk meriton asnjë sekondë vëmendje.“-shkruan Blushi.

 

Paraardhëse

E dinit këtë fakt? Zbuloni kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

Pasardhëse

Frrok Çupi nxjerr prapaskenat dhe bën deklaratën e fortë për Ilir Metën: Ai ka goditur Parlamentin

Pasardhëse

Frrok Çupi nxjerr prapaskenat dhe bën deklaratën e fortë për Ilir Metën: Ai ka goditur Parlamentin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.