• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pasi mbylli lokalin, më pas… Prokurorët zbardhin itinerarin e vëllait të ish-deputetit

10 December, 2017
në Aktualitet
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Grupi i hetimit ka zbardhur itinerarin e Aleksandër Ndokës, përpara se ai të qëllohej për vdekje me armë zjarri në qytetin e Lezhës, ku edhe jetonte me familjen. I ndjeri, sipas prokurorëve, ka qëndruar në lokalin e tij derisa është mbyllur rreth orës 10:30. Siç kanë dëshmuar punonjësit e lokalit, të pyetur në polici, në mbyllje të aktivitetit ditor në lokal ai i ka përshëndetur dhe është larguar me makinën e tij, tip “Mitsubishi”.

Llogaritet se distanca nga lokali në shtëpi është një distancë fare pak minutëshe dhe siç tregon skena e krimit, autorët kanë qenë duke e pritur, kur viktima t’i afrohej banesës.

Aleksandër Ndoka, që është vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, u gjet i pajetë nga familja disa orë pas krimit.

Pavarësisht dyshimeve jo të pakta dhe pistave të shumta, grupi i hetimit nuk ka ende një pistë konkrete, pasi ka dyshime që krimi është kryer sipas një plani të menduar mirë.

Për profilin e Aleksandër Ndokës, prokurorët thonë se ai nuk ka asnjë precedent penal, ndërkohë që prej vitit 2015 ishte i angazhuar edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës.

Por, ndërsa zyrtarisht në lidhje krimin dihet se në vendngjarje u gjetën 14 gëzhoja automatiku, askush nga hetuesit nuk preferon të flasë për pistat.

Mes dyshimeve të shumta, hetuesit përfshijnë edhe konfliktet e të birit, Samuel Ndoka, gjatë zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, si dhe konflikteve familjare. Hetuesit nuk përjashtojnë gjithsesi edhe pista të tjera, për të cilat janë treguar të rezervuar për t’i bërë publike.

Paraardhëse

Apokalipsi afër, e tmerrshme si është ndarë toka në Itali /Video

Pasardhëse

Shikoni tmerrin që po ndodh në këto momente në Qarkun Shkodër … /Video

Pasardhëse

Shikoni tmerrin që po ndodh në këto momente në Qarkun Shkodër ... /Video

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.