• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas tragjedisë në Potam, Gledis Nano inspekton me dylbi vijën bregdetare: Mos neglizhoni askënd, punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, detyra që kryeni është fisnike

6 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
176
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, inspektoi mesditën e sotme masat shtesë të marra për rritjen e sigurisë në plazhe, të cilat pasojnë tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në plazhin e Potamit, ku 7- vjecarja Jonada Avdia, u godit dhe humbi jetën nga gomonia në breg të detit.

I shoqëruar nga Drejtori i policisë Lezhë Vehbi Bushati, Nano zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.

Ai kërkoi nga drejtuesit e strukturave, si dhe nga efektivët, angazhim dhe përkushtim, për zbatimin me rigorozitet të detyrave dhe masave shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cënojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve në plazhe e zona turistike.

“Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike.
Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm.”- u shpreh Nano.
Më pas, Drejtor Nano, bashkë me drejtuesit e policisë vendore dhe kufitare, ka inspektuar nga afër masat shtesë.
“Gjatë vrojtimit me dylbi dhe kamera nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues në zonat ku ka pushues. Policia e Shtetit është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë operacion masiv të ndërmarrë ndaj mjeteve lundruese, i cili do të kalojë në disa procese verifikimi dhe më pas mjetet lundruese që do të rezultojnë të rregullta, do t’i nënshtrohen rregullave të reja për të zbatuar me rigorozitet largësinë nga perimetri i sigurisë së pushuesve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Paraardhëse

Frymëzuese, kapërcejnë bashkë vështirësitë e jetës dhe të profesionit, jemi shumë të lumtur dhe të qetë, njihuni me çiftin që prej 16 vitesh punon në ndërtim

Pasardhëse

Momenti kur prezantuesi i motit zbulon në transmetim live se ekrani ishte me prekje(VIDEO)

Pasardhëse

Momenti kur prezantuesi i motit zbulon në transmetim live se ekrani ishte me prekje(VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.