• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas shkarkimit, Taulant Balla paralajmëron një tjetër goditje të rëndë ndaj Ilir Metës

10 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
102
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar zhvillimet e fundit politike Balla ka paralajmëruar hapjen e një procesi penal ndaj presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë u shkarkua nga Kuvendi.

“Kuvendi ka prodhuar 2 dokumente, një raporti dhe një vendimi për shkarkimin. Të dyja këto dokumente i shkojnë Gjykatës Kushtetuese si institucioni i parë në radhë, vendimi dhe raporti. Ky është një.

Raporti i shkon institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm sepse ligji për komisionet hetimore thotë që kur vihen re elementë të veprës penale raporti i dërgohet Prokurorit të Përgjithshëm. Juridiksioni i kalon prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm ia kalon prokurorisë në juridiksionin e së cilës është vepra penale dhe personi që hetohet.

Aty ka elementë sepse në fund të fundit thirrjet e zotit Meta nuk gjenden vetëm në Kushtetutë si të paligjshme, por këto thirrje gjenden në kodin penal. Thirrja për dhunë dënohet me gjobë deri në X vite burg. Janë vlerësime që duhet t’i bëjnë institucionet e drejtësisë. Ne si Kuvend dhe si grup parlamentar i PS besoj që e kemi përfunduar detyrën tonë në atë vendim të djeshëm të Kuvendit. Prej sot e tutje do duhet të flasin institucionet e Drejtësisë”, deklaroi Balla.

Sipas tij, dy proceset, ai në Gjykatën Kushtetuese dhe në Prokurori, nëse do ketë të tilla janë të ndara.

“Kushtetuesja do të vlerësojë në rast se vendimi plotëson kriteret dhe e dyta në thelbin e çështjes nëse shkeljet janë të rënda ose jo. Nuk besoj se ka shumë dilema këtu për të parë. Çfarë duhet të bëjë më shumë se kaq një president republike për të mos qëndruar më në detyrë?! Duket qartë që jemi në një rrugë të shtruar të konfirmimit të shkarkimit të Presidentit, nisur nga opinioni i Venecias. Gjykata Kushtetuese është një institucion shumë i pavarur dhe duhet të bëjë detyrën e vet”, deklaroi Balla.

Paraardhëse

Do jetë Berisha në grupin parlamentar nëse zgjidhet kryetar? Ja se si përgjigjet Shehaj

Pasardhëse

Harrojnë mosmarrëveshjet e tyre, Edi Rama poston foton e veçantë me Albin Kurtin, shfaqen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit (FOTO)

Pasardhëse

Harrojnë mosmarrëveshjet e tyre, Edi Rama poston foton e veçantë me Albin Kurtin, shfaqen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.