• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

“Pas PDIU-së fshihet…. Erdogani”

23 October, 2016
në Politikë
0
PDIU
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Një parti e vogël…dhe pas saj Erdogani”. Ky është titulli i një artikulli të gazetës “Kathimerini” të së dielës, që analizon rolin e partisë së çamëve në Shqipëri, deklaratat e Komisionerit Hahn, gjendjen politike në vend para zgjedhjeve parlamentare dhe ato për presidentin, si dhe minimin e marrëveshjes për kufirin detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“Është paradoks – shkruan “Kathimerini”, – që një parti e vogël me 5 deputetë, por që pas saj fshihet gishti i Erdoganit, jep tonin në marrëdhëniet shqiptaro-greke në vitet e fundit, duke u bërë aleate në disa qeveri”.

gazeta-640x384

Artikulli përshkruan gjendjen e krijuar në Parlamentin shqiptar pas vizitës së kryeparlamentarit Meta në Athinë.

Gjithashtu theksohet se, edhe ministri i Jashtëm Bushati, në të njëjtën seancë ka deklaruar se qeveria shqiptare mban lart në axhendën e saj çështjen çame dhe vetëm disa deputetë, si Dade, Meta dhe Dule, u përpoqën të bindin Parlamentin shqiptar se çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve kërkojnë edhe një klimë të mirë në marrëdhëniet dypalëshe, që do t’i shërbejë edhe ecurisë europiane të Shqipërisë.

“Kathimerini” përmend se, edhe ish-kryeministri Berisha ka lënë të nënkuptohet në Parlament se, pas prishjes së marrëveshjes së detit qëndron një forcë e tretë, e cila është Turqia.

“Kathimerini” ka intervistuar edhe anëtarin tjetër të PDIU-së, Tahir Muhedinin, që ka folur me urrejtje për ushtarët e Zervës, për miqësinë me ortodoksët vendas para dëbimit, për organizimin e partisë prej viteve ’90 e deri më sot, kur numërohen mbi 320 mijë çamë në të gjithë vendin, pavarësisht se sipas historisë – siç thotë ai, – rreth 20 mijë kanë qenë ata që kanë ardhur në vitin 1944.

Duke iu përgjigjur pyetjes se ku i gjen fondet për aktivitete kaq të mëdha brenda dhe jashtë vendit, një parti e vogël si PDIU-ja, ai përgjigjet se “ajo mbështetet nga biznesmenë të fuqishëm”./TCH

Paraardhëse

Matilda Makoçi / Edi Rama për mua ishte…

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e hënë 24 tetor 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e hënë 24 tetor 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.