• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas lirimit nga burgu, Beleri mban fjalën si eurodeputet në PE, sulmon Shqipërinë: Reformat po kthehen në ‘bomba totalitare’

17 September, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
51
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fredi Beleri ka mbajtur sot për herë të parë fjalën në Parlamentin Europian, si eurodeputet i zgjedhur nën logon e partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Gjatë fjalës së tij Beleri nuk humbi kohë për të hedhur akuza ndaj Shqipërisë, teksa tha se “fatkeqësisht Shqipëria po largohet vazhdimit nga Evropa” dhe se “situata aktuale në vend tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në ‘bomba totalitare’ mbi themelet e një shteti demokratik”.

“Me emocion të madh i drejtohem për herë të parë seancën plenare të Parlamentit Evropian. Një institucion, vendosmëria e të cilit rezultoi e aftë për të më zhbllokuar nga qelia shqiptare, ku qëndrova për 16 muaj.

Sot, jam këtu si një eurodeputet i pakicës greke që vjen nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, por kam lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane. Fatkeqësisht, ky vend po largohet vazhdimit nga Evropa, në vend që t’i afrohet asaj.

Situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” mbi themelet e një shteti demokratik.

Kjo u bë edhe me reformën në drejtësi të financuar, edhe nga burimet evropiane. Qeveria shqiptare e ka bërë shpesh krahun e saj Gjyqësor, gjë që e bëri jo vetëm në rastin tim, por edhe kreut të opozitës zyrtare.

Dhe Bashkimi ynë tani përballet me një oksimoron. Sa më e sigurt të konsiderohet mbështetja e saj për lidershipin e zotit Rama, aq më e fortë bëhet ndjenja antievropiane tek qytetarët e vendit.

Në Ballkanin Perëndimor, respekti ndaj Evropës duhet të jetë mënyra e vetme për anëtarësimin e shteteve kandidate. Çdo tërheqje do të nënkuptonte automatikisht humbjen e vlerave tona të përbashkëta”, tha ai në fjalën e tij.

Paraardhëse

Liban: shpërthejnë mijëra celularë të Hezbollah, 15 të vdekur, 2800 të plagosur

Pasardhëse

“Kur je e kurdisur që në bark të nënës”, Milaim Zeka komenton luksin e Hatit dhe Jasharit të TikTok-t!

Pasardhëse

“Kur je e kurdisur që në bark të nënës”, Milaim Zeka komenton luksin e Hatit dhe Jasharit të TikTok-t!

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.