• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas Klan Kosovës, edhe Abc News e Shqipërisë e shkarkon Baton Haxhiun

9 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
329
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Baton Haxhiu u zhvendos në Shqipëri disa javë më parë me një projekt të ri në televizionin ABC News. U tha se gazetari dhe analisti nga Kosova do të sillte një emision të ri çdo të enjte, në orën 21:00, në Abc News, me tema kryesisht politike dhe me të ftuar.

Në qarqet gazetareske kjo u komentua si një sfidë direkte që Baton Haxhiu dhe AbcNews do t’i bënin gazetarit të njohur dhe moderatorit të emisionit “Opinon”, Blendi Fevziu në Tv Klan.

Ky nuk ishte i vetmi projekt që do të sillte Baton Haxhiu, pasi nga Abc News u njoftua se kishte gati edhe dy programe të reja. Teksa asnjë prej projekteve të Baton Haxhiut nuk u bënë publike, doli në skenë një tjetër lajm se gazetari ishte në bisedime për të kaluar në një tjetër televizion.

Pak ditë më parë në disa portale u publikua lajmi se Baton Haxhiu do të shfaqej në janar në Euronews Albania, që drejtohet nga Ilva Tare. Mësohet se gazetari i njohur bashkë me Andi Bushatin kanë lidhur kontratë me këtë televizion për t’u shfaqur 3 herë në javë.

Por kjo lëvizje e dyfishtë e Baton Haxhiut nuk është pranuar nga drejtuesit e AbcNews. Ndarja me televizionin e kthyer së fundi në gjeneralist nuk ka qenë edhe aq e mirë. Burime pranë AbcNews bëjnë të ditur se Baton Haxhiu është shkarkuar nga drejtuesit e këtij televizioni edhe si anëtar bordi.

Jo vetëm kaq, por Baton Haxhiut i janë ndërprerë edhe transmetimet televizive të emisioneve që kanë qenë përgatitur më herët prej tij. Kështu që, më shumë gjasa, Baton Haxhiun do ta shohim vetëm te Euronews Albania me Andi Bushatin.

Paraardhëse

Sa do kushtojnë zgjedhjet e 25 prillit? Celibashi zbulon shifrën e pabesueshme

Pasardhëse

Pelosi, takim me ushtrinë për Trump: Mund të bëjë hatanë, t’i hiqen kodet e tij bërthamore

Pasardhëse

Pelosi, takim me ushtrinë për Trump: Mund të bëjë hatanë, t’i hiqen kodet e tij bërthamore

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.