• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Pas Katalonjës del një hartë e re: Jugu i Shqipërisë bashkohet me…

4 October, 2017
në Dosje
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Nga Ylli Pata
 

Një skenar fantazmagorik paraqitet menjëherë pas referendumit për pavarësinë e Katalonjës në Europë. Siti i njohur studimor amerikan Reddit ka hedhur në treg një hartë të frikshme të Europës së re që mund të lindë nga dëshira për shkëputje.

Është natyrisht një skenar ekstrem, por ajo që na intereson ne shqiptarëve dhe Ballkanit është se në hartën e re përvijohen dy shtete të reja ku hyjnë shqiptarët: Lugina e Preshevës, si edhe i ashtuquajturi Epiri i Veriut që i merr Shqipërisë Korçën, Kolonjën, Përmetin, Gjirokastrën e Sarandën dhe shkon deri në Çamëri. Provokacioni i Reddit e quan hartën e re “Ballkanizimi i Europës” dhe natyrisht është një lojë që vjen ndesh kundër dialektikës politike, asaj historike dhe gjeopolitike.

Kjo sepse me një gur synon të vrasë të gjithë zogjtë reale dhe normal të një procesi shkëputjeje dhe vetëadministrimi. Baza apo thelbi i OKB-së së krijuar pas Luftës II Botërore është natyrisht e drejta e çdo populli për vetëvendosje; por harta e sjellë nga tre autorët e portalit të njohur amerikan thyen çdo rregull duke marrë shkas nga Katalonja, e cila realisht ka tronditur kufijtë e Europës.

Kjo pasi Spanja, si një mbretëri e krijuar në mesjetë u ngrit dhe bashkoi territoret e saj jo mbi vullnetet e popujve të saj por mbi dhunën ndaj të gjithë popujve të tjerë. Në mesjetën e vonë, Spanja e qeverisur nga Ferdinandi e Isabella ndërmorën fushatën më të përgjakshme në historinë e Europës ku ndërmorrën një genocid ndaj muslimanëve  që kishin mbi 7 shekuj që jetonin dhe udhëhiqnin në gadshullin iberik duke shkaktuar një masakër që historiografia botërore druhet ta potencojë.

Mbretëria Spanjolle nuk u krijua siç u krijuan shtetet kombe në Europën e shekullit të XIX ku u bashkuan prncipatat apo shtetet e vjetra mesjetare me një vullnet të përgjithshëm, e nga ana tjetër duke mbajtur me dhunë çdo vullnet për autonomi dhe vetëvendosje.

Harta e lëshuar nga Reddit flet për një mundësi ndarjeje të Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë, por harron se këto shtete kanë qenë të ndara dhe erdhën në një proces të gjatë dhe evolutiv kah bashkimi.

Madje Gjermania e kaloi këtë fazë edhe në epokën moderne, pra pas Luftës së Dytë Botërore ku Fuqitë e Mëdha e ndanë në dy shtete, të ribashkuara më pas kur ra Perëndoria Sovjetike. Kurse Zvicra jeton në një model perfekt vetëadministrimi ku çdo kombësi jeton në territorin e saj në administrimin e kantoneve. Njëjtë edhe Italia.

Kurse Spanja nuk ka pasur asnjëherë një process njohje të realiteteve të ndryshme brenda saj. Baskët kanë vite e vite që luftojnë për autonimi; katalanët, kjo popullsi shumë e zonja dhe me gjeopolitikë perfekte, e ka fituar me fuqi ekonomike; andaluzët gjithashtu kanë qenë kërkues për të drejtat e tyre; si dhe galicianët që megjithatë i kanë qëndruar luajal Mbretit dhe kanë shërbyer me ushtri e zyrtarë.

Galiciani Mariano Rajoy, kryeministri aktual i Spanjës synoi të shtypë me dhunë vullnetin e Katalonjës për pavarësi, e tani kemi të bëjmë me një process të pandalshëm. Ndërsa  aktorët globalë po hedhin në skenë skenare që shkojnë kundër kohës. Kështu, në hartën që na intereson ne shqiptarëve, është vendosur si shtet i pavarur Lugina e Preshevës, e cila nuk ka kërkuar kurrë pavarësi por ose autonomi siç kanë serbët e veriut të Kosovës, ose bashkim me Republikën e Kosovës.

Kurse i ashtuquajturi Vorio Epir, një vullnet i qarqeve me ekstremiste greke, ka synuar që pas rënies së Perandorisë Osmane të marrë jugun e Shqipërisë, për të fshehur të drejtën e shqiptarëve të Greqisë, e jo vetëm nga krahina e Çamërisë, për vetëvendosje.

Një e drejtë që përveç të tjerave ka brenda edhe të drejta të tjera të shkelura, siç është e ajo e njohjes së pronave apo edhe të trashëgimisë humane, siç janë varret dhe kujtimet e të afërmëve të popullsisë çame që u masakruan për gati një shekulll nga Athina.

Interesant është fakti se harta duket një gjetje artificiael, pasi ndërsa ishullin e Korfuzit e mban në Greqi, që ka qenë pjesë italiane dikur, në Veriun e Epirit vendos gjysmën e tokave shqiptare në jug.

Kjo hartë që nuk është pjellë thjesht e qarqeve konspirative por të një instituti studimor pak a shumë serioz, sjell në vëmendje një frikë dhe fenomen tronditës jo vetëm në Ballkan por në tërë Europën.

Ka shumë gjasa që të jetë sponsorizuar nga qarqet që nuk e duan shkëputjen e Katalonjës dhe prodhon një kundërlajm për të sjellë frikën në Europë. Por është frikë e mbjellë mbi realitete të paqena!

Paraardhëse

Cilin duhet të zgjidhni? iPhone 8 apo iPhone X?

Pasardhëse

Lotaria Amerikane, gjithçka që duhet të dijnë aplikantët shqiptarë

Pasardhëse
lotarise amerikane

Lotaria Amerikane, gjithçka që duhet të dijnë aplikantët shqiptarë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.