• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Pas heqjes së vetos, Turqia i bën kërkesën e papritur Suedisë dhe Finlandës

29 June, 2022
në Botë, Kryesore
0
198
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se do t’i rinisë Suedisë dhe Finlandës kërkesat për ekstradim të individëve që i konsideron terroristë pasi tri vendet arritën një marrëveshje që i hap rrugën vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO.

Të mërkurën Bozdag tha se së shpejti do të dërgohen kërkesat zyrtare për ekstradim të 33 anëtarëve të Partisë Kurde PKK dhe anëtarëve të tjerë të rrjetit “FETO”, të konsideruar përgjegjës për tentativën për grusht shteti të vitit 2016-të.

Të martën në Madrid u nënshkruan një memorandum mes Ankarasë, Helsinkit dhe Stokholmit, pas të cilit Turqia hoqi veton ndaj kërkesës së vendeve skandinave për anëtarësim në NATO në këmbim të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.

“Dosjet e gjashtë anëtarëve të PKK-së, gjashtë anëtarëve të FETO-s ndodhen në Finlandë, ndërsa ato të dhjetë anëtarëve të FETO-s dhe 11 anëtarëve të PKK-së ndodhen në Suedi. Ne do të kërkojmë zyrtarisht përsëri për ekstradimin e tyre pas marrëveshjes dhe do t’ua kujtojmë atyre”, citohet të ketë thënë Bozdag për agjencinë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.

Në tekstin e memorandumit që tre vendet nënshkruan të martën, Finlanda dhe Suedia ranë dakord të “adresojnë kërkesat e pezulluara (të Turqisë) mbi deportimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm … në përputhje me Konventën Evropiane për Ekstradimin”.

“Nuk na është paraqitur asnjë kërkesë për momentin, me sa di unë,” u tha gazetarëve të mërkurën në Madrid presidenti finlandez Sauli Niinisto.

Të martën, ai tha se memorandumi i nënshkruar nuk listonte asnjë individ për ekstradim dhe se Finlanda do të vazhdojë të respektojë rregullat evropiane në vendimet e saj të ekstradimit.

“Ne në fakt nuk kemi asnjë kërkesë ekstradimi të pazgjidhur për momentin. Ne kemi përpunuar 14 nga 16 (kërkesat nga Turqia) dhe dy vendime janë bllokuar nga fakti se objektivat nuk janë gjetur,” u tha Niinisto gazetarëve.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se Suedia do të vazhdojë të ndjekë ligjet ndërkombëtare mbi ekstradimet e saj.

“Varet se çfarë informacioni marrim nga Turqia në këtë fushë,” tha ajo për Reuters.

Turqia, një anëtare e NATO-s prej më shumë se 70 vjetësh, me ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës, ka kërkuar prej kohësh që aleatët të ndalojnë mbështetjen për YPG-në, një aleat kyç i SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. Ajo ka shkëmbyer vazhdimisht informata me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe të tjerët për këtë çështje./ REL

Paraardhëse

Heqja e vetos nga Turqia, vjen kërcënimi nga Rusia për NATO-n: Kjo është destabilizuese

Pasardhëse

Moti bën kthesën e befasishme, ja çfarë pritet nesër pasdite

Pasardhëse

Moti bën kthesën e befasishme, ja çfarë pritet nesër pasdite

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.