• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas futjes së Berishës në listën e zezë të SHBA, LSI nis sulmet dhe akuzon amerikanët për cenim sovraniteti

22 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
324
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lëvizjet e fundit të SHBA si duket nuk kanë trembur vetëm Sali Berishën, por edhe LSI. Pas akuzave të rënda të ish-kryeministrit Berisha ndaj amerikanëve, është hedhur në sulm edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Përmes një postimi në Facebook ai deklaroi se sovraniteti i Shqipërisë po cenohet, por këtu përveç rilindjes edhe pse jo me emra konkrete, Vasili tha se të huajt po ndërhyjnë tek ne. Ai tha se ata kërkojnë të bëjnë karrierë politike në Shqipëri dhe po na cenojnë dinjitetin e kombit. Këto fjalë tregojnë se Vasili po shigjeton amerikanët pas vendimit për Berishën dhe paralajmërimeve se do të eliminojnë të gjithë të korruptuarit në Shqipëri.

“Shumë të huaj, që thjesht ndërtojnë karrierën tek ne dhe e kanë Shqipërinë një plus më shumë ne karrierën e tyre, s’mundet kurrë as të imponojnë dhe as mund të shesin dashuri madhështore hipokrite për Shqipërinë, që nuk i beson askush. Sovraniteti dhe dinjiteti nuk janë gjendur kurrë më parë nën një sulm kaq të egër në Shqipëri. Gjithfarë duarsh të brendshme e të jashtme antishqiptare janë vërsulur mbi këto dy dimensione, që kanë mbajtur dhe mbajnë gjallë Shqipërinë dhe shqiptarët në qindra vjet. Jashtë tyre Shqipëria është thjesht asgjë”, shkruan ai.

Akuzat e Vasilit shkojnë edhe më tej duke thënë se, autoritetet amerikane bëjnë sikur i duan të mirën Shqipërisë, por në fakt kërkojnë veçse ta kenë në kontrollin e tyre për interes të vet. Këtu ai akuzoi qeverinë se është bërë palë me amerikanët për t’ua shitur vendin atyre, për ta lënë vendin të kufizuar nga ata dhe pas sovranitet.

“Secili popull është përgjegjës për fatet e tij dhe askush jashtë nesh nuk mund të bëjë sikur e do Shqipërinë më shumë se ne dhe të vendosë për ne! Nëpërkëmbja, përdhosja dhe vënia poshtë këmbëve e dinjitetit për ta zëvendësuar me nënshtrimin poshtërues, të bindur, pa gojë e pa veprim, ky është synimi i vetëm i rilindjes dhe i të gjithë aksesorëve të saj vendas apo të huaj. Realizimi i kësaj përmes strategjisë që: thashethemi shndërrohet në fakt për kundërshtarët dhe fakti shndërrohet në thashetheme për veten, kjo është një nga rrugët për të goditur e asgjësuar dinjitetin. Sovranistët me dinjitet janë garantët e vetëm të integritetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve për sot dhe për dhjetëra vjet më pas, ndaj vetëm ata kanë të drejtën të na udhëheqin”, shkruan Vasili.

Paraardhëse

Paditi për shpifje Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Saimir Vishaj parashikon ‘ditë të errëta’ për Sali Berishën

Pasardhëse

Eksperti amerikan: Padia e Berishës ndaj Blinken e pamundur, gjykata franceze nuk ka kompetenca mbi këtë çështje

Pasardhëse

Eksperti amerikan: Padia e Berishës ndaj Blinken e pamundur, gjykata franceze nuk ka kompetenca mbi këtë çështje

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.