• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas Besa Shahinit edhe Lleshaj paralajmëron largimin nga qeveria, kabineti përgatitet për furtunë në mbledhjen e Asamblesë

12 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zërat për ndryshime në qeveri po shtohen nga ditë në ditë. Teksa Asambleja e Partisë Socialiste po shtyhet dhe gjithë kabineti qeveritar është futur në skaner për punën e bërë deri tani, ministrat kanë filluar të dorëzohen. Ishte Besa Shahini ajo që pak ditë më parë paralajmëroi largimin e saj, duke thënë se nuk do të jetë më ministre e Arsimit.

Ndërkohë ditën e djeshme ka qenë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që ka paralajmëruar diçka të ngjashme. Lleshaj ka qenë dje në Vlorë për prezantimin e forcave të reja “Shqiponja”, nga ku ka deklaruar se nuk do të jetë më ministër. Kjo deklaratë vjen pak ditë pas zërave që qarkulluan në media për largimin e tij nga kabineti qeveritar. Ai është shprehur se ndihet i sigurt që nuk do të jetë më ministër.

“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se s’do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, deklaroi Lleshaj.

Gazeta e tha pak ditë më parë se ndryshimet në qeveri janë të mundshme. Ndërkohë Shahini e paralajmëroi me datë 7 shator. Ajo tha se do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të këtij mandati qeverisës. Ajo njoftoi se ka vënë në dijeni edhe kryeministrin Rama për vendimin e saj. Ministrja ka theksuar se do të largohet nga Shqipëria për t’ju bashkuar familjes së saj në Kosovë.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit.

Rama shtyu pa afat Asamblenë dhe pritet që në mbledhjen saj të ketë furtunë në qeveri e PS. Si duket disa emra që e dinë se do largohen kanë nisur t’i paraprijnë situatës.

Deklarata e Lleshajt

Dje në Vlorë Lleshaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu prezantoi strukturën e re “Shqiponja”. Ai foli për përmirësim të të gjithë indikatorëve të cilët masin performancën e punës së policisë.

“Qëllimi është lufta e vendosur kundër krimit. Ndaj është nevojë e dorës së parë që policia të jetë e pajisur, e trajnuar etj. Ndërkohë sfida e re do të jetë luftimi i krimit edhe aty ku nuk ka qenë traditë e fortë. Kryesisht në fushën e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Ndërsa ftoi të rinjtë e diplomuar në sektorët përkatës ti bashkohen radhëve të policisë”, tha ai.

Lleshaj komentoi edhe zhvillimet e OFL-së duke theksuar se pasuritë e krimit do të kthehen në asete publike. Sipas tij, Vlora nuk kryeson më në listën e qyteteve kryesore të kultivimit të lëndëve narkotike si rrjedhojë e punës së policisë. Sakaq Ardi Veliu deklaroi se forcat “Shqiponja” në Drejtoritë Vendore kanë si qëllim bashkëpunimin me qytetarët dhe krijimin e një strukture moderne.

“Për të rritur parametrat e sigurisë, ky është shembulli më i mirë se siguria është një sipërmarrje e përbashkët”, tha ai.

Më tej Veliu tha se strukturat që operojnë në Vlorë kanë përballuar me sukses luftën kundër kultivimit trafikimit të lëndëve narkotike në rrugë detare, përballimin e sezonit turistik dhe situatës së pandemisë.

Paraardhëse

Ndryshimet në qeveri më afër se kurrë, deputetët e PS përplasen me ministrat, Kodheli dhe Ruçi kritika të forta njëri-tjetrit

Pasardhëse

Nuk përmbahet Kreshnik Spahiu, i publikon foton Monika Kryemadhit dhe e thotë troç: Zonjë lind, nuk bëhesh

Pasardhëse

Nuk përmbahet Kreshnik Spahiu, i publikon foton Monika Kryemadhit dhe e thotë troç: Zonjë lind, nuk bëhesh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.