• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas aludimeve se është arratisur nga vendi, ‘bëhet i gjallë’ Ilir Meta dhe shpërthen në akuza ndaj kryeministrit: Inceneratori i Tiranës vazhdon merr miliona euro nga Rama

31 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot për inceneratorin e Tiranës, ndërsa sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama. Ai tha se vetëm dje u morën 800 mijë euro për inceneratorin e Tiranës.

“Inceneratori i Tiranës vazhdon merr miliona euro nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Dje mori edhe 800 mijë euro të tjera. Veliaj është i kallëzuar për tre inceneratorët. Inceneratori i Tiranës dëshmia pse Shqipëria thellohet në gropën e korrupsionit.

Shqipëria për fat të keq, vazhdon rrëshqitjen e rrezikshme drejt paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit. Pranë nesh kemi një shembull shumë pozitiv, Kosova, që renditet e para në rajon në luftën kundër korruptonit. Parlamenti është kapur për fyti nga Rama dhe shndërrimi në një zyrë që miraton ligje me porosi vetëm për të vjedhur.

Parlamenti është kapur për fyti nga Kryeministri me qëllimin e vetëm bllokimin e llogaridhënies dhe shndërrimin e Parlamentit në një zyrë të qeverisë, i cili miraton ligje me porosi.

Bllokimi I të gjitha komisioneve hetimore, për koncesionet, për rrëmbimin e të dhënave të TIMS, çështjen McGonigal, etj., është dëshmi e pakundërshtueshme e qëllimit të qeverisë për të mos dhënë llogari në Parlament.

Përjashtimi në vazhdimësi I deputetëve të opozitës, dhe së fundmi i 23 deputetëve të saj është një mjet agresioni i hapur ndaj opozitës që të ajo të asgjësohet në funksionin e saj dhe të vërtetat e mëdha të korrupsionit të qeverisë të mos njihen nga shqiptarët.

Dhunimi i shfrenuar i funksionimit të Parlamentit ka arritur deri aty, sa ti imponojnë opozitës edhe anëtarët e komisioneve parlamentare. Siç është rasti i Komisionit të Reformës zgjedhore, me qëllimin e vetëm, për të bërë një pseudo reformë që legjitimion manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Edhe kur opozita propozon nisma ligjore për qytetarët, ato shqyrtohen me shumë vonesë. Bllokimi i projektligjeve të opozitës, të cilat janë vetëm në interes të qytetarëve, është një mjet tjetër presioni ndaj opozitës në Parlament.

Dje, në mënyrë flagrante vetëm pas 20 muajsh u diskutua dhe NUK u pranua nga mazhoranca propozimi i Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të karburanteve.

Ndërkohë mbeten pa u shqyrtuar dhe dhjetëra ligje të tjera që Partia e Lirisë dhe opozita në tërësi kanë propozuar në Parlament.

Jemi në kushtet e një konfrontimi të hapur midis qëndrimit demokratik që ka opozita dhe regjimit të Edi Ramës. Edi Rama dhe qeveria duan një Shqipëri pa opozitë, që të vënë në zbatim të pa penguar, planet e tyre korruptive për interesat e veta, dhe të grupimeve financiare, mafioze që përfaqësojnë, ndërsa opozita punon për një qeverisje demokratike, ku funksionon llogaridhënia dhe transparenca ndaj qytetarëve, ku funksionon shteti i së drejtës dhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, dhe asnjë nuk gëzon privilegjin e pandëshkueshmërisë, ashtu siç po ndodh sot për fat të keq për shkak të kapjes të drejtësisë nga qeveria”, tha Meta.

Paraardhëse

Plas mes kolegësh! Veleshnja thumbon keq Salsano Rrapin: Të lëpin gjithë kohën, spiun

Pasardhëse

Hetimet e SPAK ndaj Sali Berishës, Ilir Meta ‘thyen heshtjen’, zbulon arsyet pse nuk ka qenë prezent në jetën aktive politike

Pasardhëse

Hetimet e SPAK ndaj Sali Berishës, Ilir Meta ‘thyen heshtjen’, zbulon arsyet pse nuk ka qenë prezent në jetën aktive politike

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.