• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Partia Popullore Europiane miraton rezolutën që kërkon lirimin e Belerit, reagon Rama

6 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Asambleja e Partisë Popullore Europiane ka miratuar këtë të martë një rezolutë, të propozuar nga partia greke pjesë e këtij grupimi politik në BE, Nea Dimokratia, ku flitet për sundimin e ligjit në Shqipëri, veçanërisht për rastin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, të burgosur për korrupsion zgjedhor.

“I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të vijojnë me ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur”, tha Thanasis Bakolas, sekretar i përgjithshëm i Partive Popullore Europiane.

  • Dënojmë me forcë veprimet e qeverisë shqiptare kundër një kryebashkiaku të zgjedhur nga një minoritet dhe ndërhyrjen e tij të drejtpërdrejtë në proceset zgjedhore, që bien ndesh me vlerat europiane.
  • Thekson se mungesa e flagrante e respektimit të sundimit të ligjit, të drejtave themelore, të drejtave të minoritetit grek dhe, mbi të gjitha, ligjeve të unionit, krijon një hendek politik mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
  • Nënvizojmë se asnjë shtet që kërkon të bëhet anëtar i Bashkimit Europian nuk duhet të veprojë në këtë mënyrë.

Për këtë rezolutë reagoi edhe kryeministri Edi Rama. “Interesante! “I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”! Një thirrje pa specifikuar se cilave autoritete dhe, me siguri, pa u informuar se problemi në këtë çështje nuk është rezultati i zgjedhjeve, por vendimi i gjykatave, që e kanë refuzuar këtë kërkesë”, shkruan Rama në “X”.

“Përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtet shokuese që e madhja Parti Popullore Europiane të kalonte një rezolutë të titulluar “Sundimi i ligjit” që bën thirrje për një vendimmarrje të ndryshme na ajo e Prokurorit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatës Speciale më të njëjtin emër. Këto institucione u ngritën me mbështetje të plotë të BE-së dhe SHBA-së dhe ndihmohen nga afër nga SHBA e BE në punën e tyre mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Rama shprehet i gatshëm t’i japë këtij grupimi informacionin e nevojshëm rreth çështjes. “Çështjet e nivelit të lartë hetohen plotësisht, pavarësisht përkatësive politike dhe kjo sinjalizon fundin e një periudhe të gjatë pandëshkueshmërie”, shkruan Rama.

Paraardhëse

Don Xhoni ndërron profesion? Ja detaji i ri që po çmend vajzat (Foto)

Pasardhëse

Sia dhe Joeli nisin sot shkollën, mami Ami emocionohet

Pasardhëse

Sia dhe Joeli nisin sot shkollën, mami Ami emocionohet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.