• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Partia e re e dalë nga PD, prezantohet nesër nga Enkelejd Alibeaj

11 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
191
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Grupi i antiberishistëve, të cilët nuk e gjetën më veten as tek Lulzim Basha, prezantojnë nesër partinë e re. Nesër në orën 11:00, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tjerë prezantojnë partinë së cilën e kanë ‘pagëzuar’ me emrin ‘Djathtas’.

Siç e pati mësuar ekskluzivisht Report Tv muaj më parë, Alibeaj punoi që pasi Apeli i dha vulën Sali Berishës për të mbledhur 3 mijë firmat e nevojshme. Në dokument, të cilin Report Tv e ka lexuar, detajohen parimet mbi të cilin “anti-berishistët” të shkëputur me kohë prej Sali Berishës e së fundmi edhe nga Lulzim Basha, hodhën hapat për krijimin e partisë së re.

Partia, sipas statutit, parashikohet të funksionojë mbi një ndarje pushtetesh brenda organizmit politik. Njëjtë si shteti, edhe ndërtimi i partisë është bazuar mbi “ndarjen e pushtetit politik, atij administrativ dhe atij gjyqësor, të cilët ndihmojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, duke balancuar të gjithë funksionimin e brendshëm të saj.”

Risi është edhe krijimi i një entiteti garantues për ruajtjen e vijës politike dhe ideologjike të partisë. Ky entitet do të ketë kompetencat e thirrjes dhe ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë sa herë që do të vihen re deformime të parimeve mbi të cilat është krijuar dhe ndërtuar partia.

Edhe kryetari, njëjtë si në PD do të zgjidhet përmes votës së anëtarësisë.

“Në hartimin e statutit kemi pasur qëllimin të parashikojmë demokracinë e drejtpërdrejtë (atë që rrjedh drejt e nga anëtari i më i thjeshtë i partisë) si elementi kryesor mbi të cilin bazohet ndërtimi dhe funksionimi i partisë” i tha një burim Report Tv, i cili teksa citon statutin evidentoi faktin se grupimi synon të përcjellë idenë e një partie, jo të kryetarit.

“Demokracia e drejtpërdrejtë e ushtruar në mënyrë të shpeshtë, e shoqëruar edhe me ndarjen e pushteteve brenda organizimit politik sjell në jetë një subjekt me demokraci të brendshme funksionale dhe largimin nga kulti i individit”, sqarohet në Statut.

Pjesë e kësaj partie, pritet të jenë edhe deputetja Flutura Açka, apo Arbi Aglliu, si edhe eksponentë të tjerë demokratë si Edvin Kulluri. Kjo lëvizje e tyre vjen vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare 2025.

Paraardhëse

E shumëpritur! Shqipëria hap më 15 tetor negociatat me BE-në për grup kapitullin e parë

Pasardhëse

Çimi i “BBV” e thotë të vërtetën i lënduar: 1000 euro në muaj për të dashurën, i paguaja thonjtë dhe flokët

Pasardhëse

Çimi i “BBV” e thotë të vërtetën i lënduar: 1000 euro në muaj për të dashurën, i paguaja thonjtë dhe flokët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.