• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, Balla: U zbulua në koordimin me policinë ushtarake

6 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaron se operacioni i ndërmarrë dje (5 gusht 2023) që zbuloi parcelën me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë, është bërë në koordinim me policinë ushtarake.

Në një prononcim për median Balla synoi të theksonte se parcela është zbuluar pikërisht në koordinatën që vetë policia ushtarake ka dhënë.

“Kemi pasur bashkëpumin të shkëlqyer me policinë ushtarake. Edhe në atë koordinatë që kemi marrë kemi ndërhyrë. Mos bini në gracat që duan të ngrenë të një palë kundër një pale tjetër”, tha Balla.

Në një prononcim për median pas homazheve të mbajtura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për nder të ish-drejtorit Fadil Cana, Balla u kujdes të nënvizonte se dhe goditja do të vijojë.

Zbulimi i parcelës me 125 bimë kanabis brenda në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr të Tiranës, çoi në pranga tre ushtarakë, ndërsa 4 do të hetohen në gjëndje të lirë mes tyre komandati i repartit zv. komandati i tokës.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, me detyrë shefa seksioni ndërsa po hetohet në gjëndje të lirë, Komandant Reparti zv/komandanti i togës dhe specialisti dhe magazinieri i repartit.

Të arrestuar
– Gramoz Mullai, 52-vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25-vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45-vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
U proceduan penalisht në liri:
– A. J., 41-vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52-vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47-vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57-vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

“Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak”, informoi dje policia e Shtetit.

Menjëherë më pas ministria e Mbrojtjes urdhëroi pezullimin e ushtarakëve.

Paraardhëse

Policia kap “mat” dy të rinj duke vjedhur një makinë në Golem (VIDEO)

Pasardhëse

Studentja nga Meksika, gjendet e vdekur pas dhjetë ditësh

Pasardhëse

Studentja nga Meksika, gjendet e vdekur pas dhjetë ditësh

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.