• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Parashikimi i motit- 6 Gusht 2023, reshje shiu dhe ulje e ndjeshme e temperaturave

6 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
91
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria

Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore.

Ndërsa mesdita sjell përmirësim të kushteve të motit në zonat perëndimore, por gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme në zonat Lindore, duke sjellë shira të pakët.

Më të dukshme do të jenë në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të dielës, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit.

Parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat Jugore të Kosovës, ndërsa në zonat Veriore herë pas here vranësirat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme, duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të Maqedonisë,  parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash.

Më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore në orët e para të ditës, ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore, duke sjellë momente të pakta me pika shiu.

Europa

Mbetet me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash Lindja e kontinentit.

Gjithashtu, pjesa më e madhe e Europës Jugore parashikohet të dominohet nga moti i qëndrueshëm, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik.

Veriu i Ballkanit, Europa Qëndrore dhe Vendet Nordike, pritet të jenë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Gjithashtu, me mot të paqëndrueshëm do të jetë dhe Britania e Madhe.

Paraardhëse

Fier, aksident me 10 të lënduar

Pasardhëse

Dy aksidente në Shkopet, një mjet përfundon në liqen, tjetri del nga rruga

Pasardhëse

Dy aksidente në Shkopet, një mjet përfundon në liqen, tjetri del nga rruga

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.