• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Parashikimi i Bamir Topit: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë me 5 janar

24 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12.6k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi bëri një parashikim të ngjarjeve që pritet të ndodhin në Partinë Demokratike më 5 janar. Datë kjo kur është dhe fundi i ultimatumit të vendosur prej Komisionit të Rithemelimit ndaj Bashës, për të pranuar vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Ish-presidenti u shpreh në News24 se çështja është në gjykatë dhe do të zgjidhet juridikisht. Sipas tij nuk do të ketë një sulm të mundshëm ndaj selisë së Partisë Demokratike për ta marrë atë, pasi eksperienca e bën Sali Berishën të kuptojë mirë se cilat janë pasojat e një veprimi të tillë.

Komenti i Topit:

“Dy procese po ndodhin në të njëjtin kohë, njëri është politik, tjetri është juridik dhe duket sikur zëvendësojnë njëri tjetrin. Kur e merr në dorë gjykata interpretimet mbeten vetëm politike. Kjo më kujton mua kur qeveria komuniste kineze jepte paralajmërime me numra, këtu kemi të bëjmë vetëm me presion politik. Në fakt nuk po i bëhet Bashës, pasi Basha ka një kulturë juridike që të ndihet i mbrojtur për sa i përket pjesës formale, por nuk është i qetë për sa i përket pjesës politike. Nuk ndihet i qetë pasi në rastin më të mirë të mundshëm, nëse gjërat shkojnë siç do Basha, ai duhet të dal në terren dhe pastaj se në ç’gjëndje do jenë strukturat, kjo është një pikëpyetje e madhe. Strukturat kanë një përplasje dhe një tifozllëk, jo jam me këtë, jo jam me atë dhe besoj se këtu do të filloj problem i vërtet për Bashën nëse do të konfirmohet juridikisht. Lidhur me trishtimin, unë kam vite që jam i trishtuar pasi duke njohur formatin e kam parë çështjen në substancë dhe jo në aparencë.

Unë mendoj që nuk do të ndodh një sulm, pasi i pari që i përgatit për sulm, nga pikëpamja jo logjistike, po e shpirtit të aksionit, është ai që në një moment të caktuar do të jetë i pari që do të llogarit konseguencat e një sulmi të tillë. Atij nuk i mungon eksperienca për një gjë të tillë. Sepse këtu sikurse njihet në të gjitha shpërthimet e kësaj natyre e vetmja arsye që ka ngel për të dalë në sipërfaqe është shkaku i luftës, Casus Beli është procesi juridik që mund të lind në një rast të tillë. Unë nuk besoj se gjërat do të shkojnë në pikën dramatike të përplasjes”, tha Topi.

Paraardhëse

Belind Këlliçi: Ja çfarë e pret Bashën me 5 janar

Pasardhëse

Lufta në kampin blu, habit deputeti: Të mbyllemi brenda selisë, si kardinalët kur zgjedhin Papën deri kur të dalë tymi i bardhë

Pasardhëse

Lufta në kampin blu, habit deputeti: Të mbyllemi brenda selisë, si kardinalët kur zgjedhin Papën deri kur të dalë tymi i bardhë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.