• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Paralajmërojnë meteorologët, kthesa e befasishme që pritet të marrin temperaturat në ditët në vijim

22 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fenomenit të inversionit të temperaturave dhe mjegullës e cila na ka përcjellë për ditë të tëra gradualisht po i vije fundi dhe kjo për shkak të dinamizimit të atmosferës, për arsye të ndryshimit të gjendjes sinoptike e cila vije gjatë ditëve të ardhshme.

Ende jemi nën ndikimin e masës së fuqishme ajrore anticiklonike e cila është në dobësim e sipër, ndërkohë të premten në Detin Adriatik do të kemi depërtimin e një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror me origjinë polare. Adriatiku do të reagojë ndaj ajrit të ftohtë dhe të lagësht me krijimin e një ciklogjeneze e cila do të na sjellë reshje të dendura atmosferike. Do të jenë këto reshje jashtëzakonisht të rëndësishme për shkak të thatësisë ekstreme e cila ka kapluar rajonin tonë për një kohë të gjatë.

Fillimisht do të kemi ngritje të konsiderueshme të temperaturave sepse para frontit dhe ciklonit që priten në fundjavë, në drejtim të rajonit tonë do të kemi rrymime të forta ajrore jugore dhe jugperëndimore të cilat do të ndikojnë në zhbërjen e fenomenit të inversionit të temperaturave dhe në këtë mënyre pritet shpërbërja e mjegullës dhe ngritja e temperaturave edhe nëpër ultësira.

Bora fillimisht parashikohet të vije të premten, por fronti do të ngadalësohet pak në Ballkanin veriperëndimor dhe kjo është edhe më mirë sepse presim reshje më të dendura atmosferike dhe fillimisht shumë nga këto reshje do të jenë në formë shiu, pastaj me ardhjen e frontit të ftohtë presim edhe reshje të dendura bore diku nga dita e Shtunë. Për shkak se temperaturat shumë afër territoreve tona do të jenë rreth mesatares ose pak mbi mesataren shpeshherë në disa rajone të ulëta do të ketë edhe përzierje të shpeshta mes shiut dhe borës, por një është pothuajse e sigurte dhe këtë e kemi lajmëruar kaherë se “fansat” e borës do të kënaqen me pamje fantastike të reshjeve të dendura të borës në shumë rajone të Republikës së Kosovës, veri dhe verilindje të Shqipërisë dhe veriperëndim të Maqedonisë së veriut. Shumë vise në Maqedoninë Veriore rrezikojnë të mbeten pa borë për shkak të temperaturave të larta sepse ajri i ftohtë polar nuk do të jetë i fuqishëm dhe nuk do të depërtojë në tërë territorin.

Pra, modelet tani kanë sqaruar gjendjen e cila na pret ditëve të ardhshme edhe pse ende mund të kemi ndryshime të vogla. Të themi edhe njëherë, fillimisht do të kemi ngritje të temperaturave, por jo reshje atmosferike. Reshje atmosferike do të fillojnë të premten dhe do të jenë në formë shiu. Të shtunën-dielën do të përzihen me reshje bore, ku vende-vende priten reshje intensive bore sidomos në viset kodrinore-malore.

Bora e cila do të bije nuk pritet të jetë e qëndrueshme nëpër ultësira për shkak se një të tillë nuk do e favorizojnë temperaturat e larta. Edhe pse do të kemi reshje të dendura bore, megjithatë goditja polare nuk do të jetë e fuqishme në mënyrë që të kemi borë të qëndrueshme për kohë të gjatë edhe nëpër ultësira e në anën tjetër në Evropë gjatë javës tjetër do të kemi krijimin e një Mega-cikloni dhe pikërisht ky Mega-ciklon do të shkaktojë që në drejtim të rajonit tonë të ketë rrymime ajrore të “ngrohta” nga jugu.

Në foto shihet mega-cikloni i javës tjetër në Evropë dhe rrymimet ajrore tek nga jugu dhe jugperëndimi./Meteoballkan

Paraardhëse

KED del me njoftimi të rëndësishëm, bën një tjetër lëvizje për Zhaklina Peton, kandidate në Gjykatën Kushtetuse

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu hap arkivat, nxjerr foton domethënëse dhe ‘thumbon’ deputetet e ministret e Shqipërisë

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu hap arkivat, nxjerr foton domethënëse dhe ‘thumbon’ deputetet e ministret e Shqipërisë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.