• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Pankinat në dyshim, Zidane projektohet të pasojë Pirlon në krye të Juventusit

26 March, 2021
në Sport
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Juventusi dhe Reali i Madridit janë gati të ndezin merkaton. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, në fakt, bardhezinjtë janë duke menduar për Zinedine Zidane, në rast largimi të Pirlos. Trajneri i Realit të Madridit, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2022, preferon të mos japë garanci për të ardhmen e tij. Në konferencën e fundit për shtyp, iu përgjigj në këtë mënyrë gazetarëve që i kërkuan të dinin në lidhje me planet e tij për të ardhmen: “Nuk shikoj më tutje se ditë pas dite, nuk kam në program asgjë”.

Skenarët e mundshëm për francezin, në rast lamtumire nga Reali i Madridit, sipas “AS” janë dy. I pari e çon te trashëgimia e Deshamps në kombëtaren franceze, me presidentin e Federatës franceze, Noel Le Graet, që pranoi publikisht se nëse Didier Deshamps largohet dhe ai është ende në detyrë, do të preferonte të takonte të parin pikërisht Zidane. Por diçka e tillë mund të ndodhë në 2022-shin, kur skadon kontrata e trajnerit aktual me federatën dhe mund të përshpejtohet vetëm nëse kampionët në fuqi të botës do të bënin një figurë të keqe në kampionatin Europian.

Opsioni i dytë për Zidane është pikërisht Juventusi. Andrea Pirlo, pas eliminimit nga Portos në 1/8-at e Champions League, dhe me Interin të distancuar në krye të kampionatit, ka përfunduar në bankën e të akuzuarve, edhe pse Nedved me fjalët e tij “blindon” qëndrimin e tij dhe atë të Kristiano Ronaldos te Juventusi. Gjithsesi, në rast lamtumire, sipas “AS”, objektivi i parë do të ishte Zidane, që me fanellën bardhezi, në Torino, ka përjetuar momente magjike si futbollist. Por, nga ana tjetër, krerët e Realit të Madridit janë të kënaqur nga puna e zhvilluar deri më tani nga trajneri në eksperiencën e tij të dytë në stolin e “Los Blancos”.

Nëse Zidane largohet, Raul dhe Joakim Lëv, që ka paralajmëruar largimin nga Kombëtarja Gjermane pas Europianit, janë alternativat e Realit të Madridit. Gjithsesi, vendimi i takon Zidane dhe Juventus pret me jo pak interes. Ndërkohë, Kristian Ronaldo i ka vënë kushte Juventusit për blerje lojtarësh cilësorë që ai të vijojë të qëndrojë në kampin bardhezi. Ylli kryesor i Juventusit, i ka kërkuar klubit t’i transferojë dy lojtarë të rinj për sezonin e ardhshëm dhe do të ulët për ta diskutuar të ardhmen pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në verën që vjen, por marrëveshja e tij me bardhezinjtë nuk mbaron deri në qershor të vitit 2022. Por përfaqësuesi i Portugalisë dëshiron ta ndihmojë Juventusin të përmirësohet, sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”. Ronaldo i dëshiron të paktën dy bashkëlojtarë të rinj, të cilët janë në gjendje ta bartin mbi supe peshën e synimeve të mëdha të klubit në Itali dhe në Evropë. Ribashkimi i tij me Karim Benzema është i pamundur, por Ronaldo dëshiron që Juventusi ta blejë një sulmues të ngjashëm me francezin. 36-vjeçari e dëshiron në skuadër edhe një mesfushori i cili është në gjendje të dhurojë asiste të vlefshme, sipas të përditshmes italiane. Ronaldo do të ulët për të biseduar me Juventusin në fund të këtij sezoni.

Paraardhëse

“Nuk është dita të flasim për këtë”, Albin Kurti e refuzon kërkesën e presidentit Erdogan

Pasardhëse

As që u kishte shkuar ndonjëherë në mendje, korja e bukës është një minierë “Ari” për shëndetin tuaj

Pasardhëse

As që u kishte shkuar ndonjëherë në mendje, korja e bukës është një minierë “Ari” për shëndetin tuaj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.