• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

“Pandora Papers”, DW: ‘Fshehja e pasurisë’ trondit pozitat e Presidentit Gjukanoviç

6 October, 2021
në Rajon
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Kabineti i Gjukanoviçit i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se publikimi është përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Qendra hulumtuese malazeze MANS, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Kabineti i Gjukanoviçit ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”. Në reagim thuhet se Gjukanoviç ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës MANS janë të pavërteta.

Por dokumentet e rrjedhura per ”fshehjen e pasurisë” së Presidentit Gjukanoviç dhe birit te tij Bllazho vazhdojnë të komentohen me të madhe nga partitë në pushtet dhe nga partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit, por dhe nga institucione të ndryshme. Prokurori special shtetëror thotë se do të ndërmarrë te gjitha masat e nevojshme nga kompetencat e tij për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave dhe për rezultatet do të njoftojë opinionin.

MANS nuk beson në punën e hetueseve të hetimit për Gjukanoviçin

Ndërkaq nga rrjeti MANS që kanë bërë zbulimin e dokumenteve e që vazhdojnë të sjellin edhe të tjera, nuk kanë shumë besim në punën e prokurorit special. Dejan Milovac nga MANS thotë se “edhe më herët ka pasur zbulime të rëndësishme lidhur me paratë e politikaneve të Malit të Zi jashtë e deri tani nuk kemi pasur kurrfarë përgjigjesh, prandaj edhe me këtë rast nuk pres ndonjë gjë të re”. Ai shton se “ështe i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar me Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë të cilët kanë përvojë kur janë çështje komplekse të hetimeve financiare, veçmas ato që përfshijnë dhe destinacionet OFF SHORe”.

Për Lëvizjen Qytetare URA të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, pushteti i Gjukanoviçit nuk meriton të ushtrojë kurrfarë funksioni politik. Drejtoresha politike e Lëvizjes URA, Ana Novakoviç i ka kërkuar Presidentit që t’i përgjigjet opinionit ,,përse llogaritë bankare nuk i ka hapur në vend, por në destinacionet e largëta përmes kompanive off shore prapa të cilave është fshehja e pasurisë”. Kjo parti ka vite që insiston në miratimin e Ligjit për prejardhjen e pasurisë së Gjukanoviçit. Nga ana tjetër funksionarët e partisë Demokratike te Socialiste të Gjukanoviçit, vlerësojnë se e tërë kjo është një aferë tjetër e fabrikuar kundër Presidentit të Malit të Zi./DW

Paraardhëse

Shtyhet data e fillimit të vitit akademik, Ministrja Kushi jep informacionin e rëndësishëm për studentët

Pasardhëse

Rritja e çmimeve, shpërthen Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Po i godasin qëllimisht

Pasardhëse

Rritja e çmimeve, shpërthen Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Po i godasin qëllimisht

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.