• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Pandemia nxit biznesin e bizhuterive të çmuara, importet u rritën me 200% në 6-mujor

17 August, 2021
në Ekonomi
0
102
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zotërimi i bizhuterive me vlerë ka marrë përmasa jo të zakonta, teksa tendenca për blerjen e tyre ka pësuar rritje të ndejshme në raport me grupet e tjera të mallrave dhe të shërbimeve.

Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme tregojnë se gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti importet e perlave natyrale, gurëve të çmuar, bizhuterive dhe monedhave pësuan rritje vjetore gati 200 për qind në vlerë.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë kësaj periudhe u importuan 1.4 miliardë lekë bizhuteri me vlerë me një rritje 195 për qind në raport me 6 mujorin e parë të vitit 2020 dhe 124% në krahasim me vitin normal 2019.

Aktorët kryesorë të tregut kanë pohuar se, kriza pandemike dhe krizat në përgjithësi rrisin interesim e disa personave për të investuar një pjesë të kursimeve të tyre në sende me vlerë. Frika për një zhvlerësim të mundshëm të mjeteve monetare zhvendos interesin për të investuar kursimet në sende me vlerë të tilla si bizhuteri të shtrenjta, të cilat i rezistojnë krizave ekonomike duke mos e humbur vlerën në kohë.

Por kriza pandemike, e cila ishte e pazakontë nga natyra, për shkak të masave bllokuese në lëvizje nxiti dëshirën e njerëzve për te konsideruar zotërimin e bizhuve të çmuara si një mjet antistres gjatë pandemisë.

Aktorët kryesore të tregut, pohuan se, pas një stepje në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 kur nisi edhe pandemia, importet e gurëve, perlave dhe metaleve të çmuara shënuan rritje në 6-mujorin e dytë 2020, tendenca që u theksua fort edhe gjatë këtij viti.

Bizneset e bizhuterive të çmuara pohuan se prej një viti, industria e metaleve dhe gurëve të çmuar ka pësuar një rritje të fortë, në vlerë edhe prej shtrenjtimit të çmimit të arit sidomos gjatë kulmit të pandemisë.

Në tregjet ndërkombëtare një oz ar (28.5 gr) arriti kulmin gjatë gushtit 2020 duke kapur vlerën e 2029 dollarë prej 1461 dollarë që ishte në nëntor të vitit 2019.

Në vitin e dytë të pandemisë çmimet arit u stabilizuan disi, por ato mbeten më të larta se para pandemisë me një nivel 1763 dollarë për oz gjatë këtyre ditëve.

Në vitin 2020, tregu global i bizhuterive luksoze arriti në rreth 18 miliardë euro. Pjesa më e madhe në të ardhurat e tregut i atribuohet Kinës, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe India. Vlera e tregut të argjendarive pritet të rritet nga rreth 230 miliardë dollarë amerikanë në 2020, deri në rreth 292 miliardë dollarë në vitin 2025. Një nga risitë në industrinë e bizhuterive janë diamantet e krijuara në laborator, të cilat shpesh nuk dallohen nga diamantet natyrore dhe pritet të bëhen shumë më të zakonshme dhe më të disponueshme në të ardhmen e afërt.

Kërkesa për ar në mbarë botën është rritur nga mbi 3.1 mijë tonë metrikë në 2007 në rreth 4.4 mijë tonë metrikë në 2019. Ka disa industri të ndryshme që përdorin ar, por më e madhja prej tyre është industria e bizhuterive. Në vitin 2019, industria e bizhuterive përdori mbi 2.2 mijë tonë metër ar, duke përbërë pak më shumë se gjysmën e së gjithë kërkesës për ar në botë.

Paraardhëse

Habit Laporta: Largimi i Mesit gjëja e duhur për Barcelonën

Pasardhëse

Ministrja Evis Kushi publikon udhëzimin për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar, këto janë risitë për nxënësit dhe mësuesit

Pasardhëse

Ministrja Evis Kushi publikon udhëzimin për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar, këto janë risitë për nxënësit dhe mësuesit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.