Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko tha se nuk duhet të ketë më vonesa në bërjen të mundur të votimit të shqiptarëve që janë jashtë vendit.
Ai i bëri thirrje KQZ që ta zbatojë ligjin pa vonesë dhe të mos vonohet duke pritur konsensusin nga opozita.
Pjesë nga intervista në Open
“Aktualisht KQZ nuk ka deklaruar që s’do ketë votim të shtetasve jashtë vendit, jo te emigrantëve, pra shtetas shqiptar me banim jashtë. Nuk ka sens tani që ligji të bllokohet, s’kemi ça konsensusi presim, çdo të thotë kjo të presim dikë të thotë jam dakord të zbatohet ligji”.
Çfarë shpjegimi keni marrë nga KQZ?
Me KQZ kam komunikim të mirë me ta, gjtihmonë e kam pasur, votimi për ndryshimet në kod ka qenë në limitet e fundit. S’ka ndodhur në asnjë parlament që të jetë krijuar komisioni i reformës zgjedhore që me nisjen e sezonit parlamentar, palët janë marrë me gjëra anësore.
KQZ duhet të zbatoje ligjin pa pritur partitë politikë.
Është vullnet dhe jo procedurë?
Duhet të zbatohet kodi zgjedhor, kam bindjen që Celibashi dhe të tjerët janë të angazhuar në këtë proces.
Pse nuk po e zbaton ligjin KQZ?
Po vonohet kot, po pret nga partitë e opozitës që të thonë po.
Diskutime rreth kësaj post