Tërmeti i fuqishëm i rënë mesditën e kësaj të premteje në detin Egje, ka shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtimin e shumë banesave të tjerave në Turqi.
Sipas të dhënave paraprake, raportohet se pas rënies së tërmetit deti është tërhequr disa metra dhe ka vërshuar vetëm pak minuta më parë në qytetin Seferihisar të Turqisë.
6 ndërtesa janë shembur deri tani sipas ministrit të Brendshëm turk Süleyman Soylu, ndërkohë që mediat thonë se deri në këto momente ka shkuar të paktën në 20. Lëkundjet raportohen se kanë zgjatur nga 40 – 50 sekonda.
VIDEO:
izmirde binanın çökme anına ait olduğu belirtilen görüntüler:#deprem #earthquake pic.twitter.com/rRhlbieoiQ
— BPT (@bpthaber) October 30, 2020
Diskutime rreth kësaj post