• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Palokaj: Zyrtarët nga Shqipëria po futen në krye të ‘valles’ së izolimit të Kosovës!

29 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
70
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Augustin Palokaj, korrespodent i Kohës në Bruksel, ka thënë se nuk ka mirëkuptim për Kosovën në mekanizmat e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, të martën ka theksuar në detaje se çfarë kërkohet nga Kosova dhe Serbia për depërshkallëzimin e situatës. Palokaj ka theksuar se Kosova aktualisht nuk është “askund për shkak të logjikës së BE-së që nuk mund ta trajtojë Kosovën si shtet”.

“Nga shumë nga deputetët e Parlamentit Evropian u dëgjua se po tolerohet Vuçiçi i cili shkon në darkë me Sheshelin, bashkëpunon me Rusinë, qorton BE-në dhe ka krijuar atmosferë frike brenda Serbisë. Duhet ta kemi të qartë se PE është parlament dhe të mos krijohet përshtypja në Kosovë se në Bruksel ka mirëkuptim për Kosovën, sepse në këtë moment nuk ka. Nuk ka nga Komisioni Evropian, nuk ka nga shërbimi i veprimit të jashtëm dhe nuk ka nga shumica e shteteve anëtare”.

Palokaj ka shtuar se BE-ja po punon edhe me Shqipërinë që nga ana tjetër ta izolojë Kosovën edhe në rajon.

“Me Shqipërinë po punojnë edhe për izolimin rajonal të Kosovës, pra jo vetëm izolim nga bashkësia ndërkombëtare, por në këtë mënyrë edhe zyrtarët nga Shqipëria po bëhen ndërkombëtarë dhe po futen në fillim të valles së izolimit të Kosovës për të dërguar kështu mesazh”.

Sipas Palokajt, në Bashkimin Evropian është përforcuar mendimi se Kosova nuk është shtet, dhe në këtë ka ndikuar, siç ka thënë ai, emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

“Në BE është përforcuar ai mendimi që Kosova nuk është shtet, BE-ja nuk e trajton Kosovës si shtet. Lajçak dhe Borrell nuk janë vetëm aty që zbatojnë politikën e BE-së, por ata edhe e krijojnë atë politikë. Ata në të kaluarën kanë qenë persona që kanë pasur rol aktiv në krijimin e qëndrimit të shteteve të tyre. Të dy kanë qenë shefa të diplomacive të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe deri tani nuk kanë ndryshuar qëndrim”, ka deklaruar Palokaj.

Paraardhëse

Madonna, 64 vjeçe, dërgohet me urgjencë në spital dhe intubohet, nuk reagonte

Pasardhëse

I vuri dy herë flakën lokalit të Noizyt, arrestohet autori në Durrës. I riu, kushëri i këngëtarit

Pasardhëse

I vuri dy herë flakën lokalit të Noizyt, arrestohet autori në Durrës. I riu, kushëri i këngëtarit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.