• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Pakistani do të rinisë fluturimet nga Kabuli, kërkon të evakuojë të mbeturit në Afganistan

11 September, 2021
në Botë, Kryesore
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një zëdhënës i Pakistan International Airlines (PIA) tha se kjo kompani ajrore planifikon që të rinisë fluturimet nga Kabuli gjatë javës së ardhshme, me qëllim që të ndihmojë në evakuimin e njerëzve që duan të largohen nga Afganistani.

Zëdhënësi i PIA-s, Abdullah Hafeez Khan i tha agjencisë së lajmeve AFP se kjo kompani ka pranuar “të gjitha lejet teknike që operacionet e fluturimeve” të rifillojnë. Ai tha se fluturimi i parë special i PIA-s nga Kabuli do të realizohet përmes avionit të tipit Airbus A320 që do të fluturojë nga Islamabadi më 13 shtator.

Megjithatë, nga PIA thanë se është ende e paqartë se kur do të rinisin shërbimet e rregullta komerciale nga Kabuli. Që prej se talibanët morën nën kontroll Afganistanin dhe trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga vendi, janë realizuar pak fluturime nga Kabuli.

Khan po ashtu deklaroi për Dpa-në se këto fluturime speciale nuk duhet të shihen si “operacione të rregullta”, por si “shërbime të porositura”.

Ai tha se PIA është kontaktuar nga misione dhe agjenci të huaja – përfshirë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore – si dhe organizata mediale dhe humanitare, që po tentojnë të evakuojnë njerëz nga Kabuli.

PIA është një prej shërbimeve të pakta që ka operuar menjëherë pasi talibanët më 15 gusht morën kontrollin e Kabulit. Zyrtarët e kësaj kompanie ajrore kanë thënë se të paktën 1,460 të nacionaliteteve të ndryshme janë evakuuar me avionët e kësaj kompanie në periudhën 15-22 gusht.

Por, më 22 gusht, PIA njoftoi se ka “pezulluar përkohësisht” fluturimet ndërmjet Kabulit dhe Islamabadit për shkak të mungesës së objekteve dhe “plehrave të grumbulluara” në pistë. Mediat në Pakistan kanë cituar autoritetet në Islamabad të kenë thënë se janë të shqetësuar që plehrat që janë hedhur në aeroportin e Kabulit mund të çojnë në ndonjë aksident tragjik.

Po ashtu një fluturim i Qatar Airways është realizuar më 9 shtator me 200 njerëz në bord. Ky ishte fluturimi i parë nga aeroporti i Kabulit, që prej se talibanët morën nën kontroll aeroportin pasi trupat e fundit amerikane u larguan më 31 gusht.

Paraardhëse

Festival golash, Vllaznia e nis me “manita” ndaj Laçit, Tirana shpërbën Skënderbeun me “poker”

Pasardhëse

Strazimiri lëshon deklaratën e fortë: Nëse mbi Berishën ka hije korrupsioni, e njëjta vlen për ish-ministrin e tij të preferuar

Pasardhëse

Strazimiri lëshon deklaratën e fortë: Nëse mbi Berishën ka hije korrupsioni, e njëjta vlen për ish-ministrin e tij të preferuar

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.