• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pakënaqësi e madhe Basha-Berisha, lideri demokrat injorim total thirrjeve për revolucion, në dilemë edhe mbi aktivitetet për 20 shkurtin

11 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka mbetur i vetëm në planin tij për të çuar vendin drejt revoltave. Edhe pse në vitin 1998 e tentoi të merrte pushtetin me dhunë, madje u fut dhe në Kryeministri, por nuk arrti gjë me dhunë, sërish po kërkon që opozita të nisë përplasjet dhe revoltat.

Por si është situata brenda PD? Në reagimet e Bashës dhe eksponentëve pranë tij kuptohet fare qartë se ka një krisje në marrëdhëniet Basha-Berisha. Lideri demokrat u ka dhënë fjalën ndërkombëtarëve se do të vijë në pushtet vetëm në mënyrë demokratike dhe kjo solli më pas dhe tryezën e reformës zgjedhore. Gazeta ka mësuar nga burime pranë liderit demokrat se çështja e protestave është hedhur pas dhe nuk do të kthehen më revoltat e shkurt-qershorit 2019. Basha mbajti një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook javën që lamë pas, por edhe pse shumë qytetarë e pyesnin për nisjen e protestave, Basha nuk foli fare për këtë çështje.

Nga ana tjetër të besuarit e tij kanë nisur takimet nëpër rrethe, veçanërisht Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Në disa takime të tij është folur dhe për këtë çështje, por Bardhi e ka bërë të qartë se në zgjedhje vihet me alternativa. Nga ana tjetër ata që e dëshmojnë qartë se Basha nuk ka ndërmend të dëgjojë Berishën janë njerëzit pranë tij. Halim Kosova, ish-deputet dhe ish-kandidat për kryetar bashkie tha nga SHBA se protestat nuk janë zgjidhje. “E kam dhënë gjithmonë mendimin tim se përmes protestave të dhunshme nuk mund të vihet asnjëherë në pushtet. Më e rëndësishme se protestat, pa i përjashtuar protestat demokratike është çfarë premton PD dhe me cilët njerëz del përpara popullit për idetë që ka për të nesërmen”, tha Kosova.

Dy linja në PD

E sigurt është se kemi dy linja në PD, një ajo e protestave dhe një ajo e ardhjes në pushtet përmes rrugës së demokracisë. Te linja e parë janë ish-kryeministri Berisha dhe disa ish-deputetë pranë tij, por edhe disa krerë degësh apo ish-krerë degësh kur Berisha drejtonte partinë. Nga ana tjetër kemi linjën paqësore, ku janë Basha dhe emrat e rinj që ai futi në zgjedhjet e 2017. Nëse shohim me kujdes, në takime me qytetarët kanë zbritur pikërisht ata që njihen si mbështetës të Bashës. Ndërkohë të ashtuquajturit “garda e vjetër”, janë komplet në hije. Ndërkohë gazeta ka mësuar se përplasjet kanë nisur edhe sa i takon afrimit të datës 20 shkurt, ku do të shënohet përvjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. PD e ka kujtuar gjithmonë këtë datë përmes aktiviteteve dhe protestave. Një vit më parë protestat nisën pikërisht në kujtim të kësaj date dhe u shkua deri te djegia e mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve. Sipas burimeve, Berisha kërkon protestë në datë 20 ose 22, pasi kjo e fundit është ditë e shtunë. Megjithatë Basha është ende në dilemë. E vetmja alternativë që mendohet është që të rinjtë e FRPD të zhvillojnë një protestë simbolike kundër qeverisë.

Thirrjet e Berishës

Ulja në tryezën e dialogut mes PS dhe PD nuk është pritur dhe aq mirë nga dyshja Meta-Berisha. Në reagimet publike, nëse lexohen me vëmendje qëndrimet e tyre, duket qartë se janë skeptikë. Meta e di se sa herë ka pasur dialogë, LSI ka dalë e humbur, ndërsa Berisha i trembet faktit se Basha duke u bërë me Ramën do i marrë tërësisht partinë, siç ndodhi në 2017 kur ja largoi nga Parlamenti të gjithë të besuarit. Mbetet të shihet se cila do të jetë rruga e PD, por duket qartë se mosmarrëveshjet vijojnë dhe nëse nuk kemi zgjedhje deri në pranverë, me gjasa do të plasë konflikt i thellë.

Paraardhëse

“Jemi në udhë pa krye”, aleati i Bashës jep alarmin, çfarë po ndodh?

Pasardhëse

Dashamir Shehi flet troç, zbulon çfarë problemi ka sot opozita e drejtuar nga Lulzim Basha

Pasardhëse

Dashamir Shehi flet troç, zbulon çfarë problemi ka sot opozita e drejtuar nga Lulzim Basha

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.