• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pak orë para mbledhjes së Kryesisë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe ia numëron ‘një për një’ Bashës

16 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
209
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak orë para mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, ka renditur disa nga humbjet e kryedemokratit Lulzim Basha. Hoxha është një ndër demokratët që ka dalë hapur kundër Bashës dhe kërkon dorëheqjen e tij nga kreu i PD-së.

Postimi i plotë:

“Kronika e opozites se trete. Kane kaluar vetem 21 dite nga kjo opozite e trete, dhe jane akoma edhe 1439 dite te veshtira perpara. Beteja, na thone, sapo ka filluar edhe pse kaluam 8 vite ne opozite. Qeveria perballe ka marre akuza dhe atribute, te cilat kane me shume karakter folklorik, se sa real. Kuçedra qeveri dhe qerosi Lul, qe lufton me te heroikisht per te shpetuar fshatin. Ja psh., ne zgjedhjet lokale te Korçes se 2013 na u tha se zgjedhjet nuk i humbem, por na i vodhi Rama me 2000 lekeshe studenteve. Zgjedhjet lokale te 2015, pas reformes se braktisur nga ne, i fitoi Rama me klanet e droges.

Zgjedhjet lokale te Dibres 2016, pas skandalit te Shukriut, na i bleu banda Lala dhe klanet e droges. Zgjedhjet e Pergjithshme te 2017, edhe pse i morem gjysmen e qeverise, na i vodhi Rama me bandat dhe klanet e droges. Me pas i falem Rames te gjitha bashkite dhe 34 mije nepunes publik. Te kthyer si ne 1992, pa asnje pushtet, u vodhem perseri nga bandat dhe krimi ne 2021. Kjo eshte shkurtimisht historia dhe alibia e 8 viteve opozite. Tani i njejti qeros kerkon perseri mandat Kryetari per te mundur Kuçedren per zgjedhjet lokale dhe ato politike. Me kete projekt e kam te qarte alibine ne 2025 per hajdutet e votave dhe betejen e re per voten e lire. Nga ana tjeter na eshte thene se çdo i perjashtuar nga PD qenka shitur tek Rama.

Pra pas 20 vitesh karriere politike, nje grup i madh ish drejtuesish politik dhe ish zyrtaresh te larte publik vendosen t’i vene vetes nje çmim dhe dolen nga PD per t’i sherbyer Edi Rames! Ata ishin e keqja dhe targeti i PD per shume kohe. Faji eshte i atyre qe ka larguar Kryetari sepse ata jane te shitur tek armiku. Keto shprehi staliniste nuk jane diçka e re ne Shqiperi. Ato kane nje shekull qe qarkullojne lirisht ne mendesine e kesaj shoqerie. Stalini i ri pa mustaqe i zevendesoi te gjitha organet e partise me burokrat dhe maxhordom duke e pamundesuar rritjen ritmike te besimit ne shoqeri. Aty nuk mbeti askush qe te krijonte kunderpeshen ne zonat tona elektorale dhe humbjet nuk ishin me nje mundesi, por nje realitet i pritshem. Kjo klime konflikti ne dem te PD arriti kulmin kur organet e larta te kesaj force, si Kryesia dhe Keshilli Kombetar moren karakter koperativist duke u mbushur pa asnje kriter me zera ithtaresh dhe jo me individe te pergjegjshem politikisht. Te ndodhur perballe ketij realiteti e kam te sigurte se PD ndodhet ne prag te vetevrasjes. Fundi politik i logos dhe partise qe e deshem shume eshte shume afer. Per nje qeros qe se mund dot kurre kuçedren po japim ne shtepine tone sot? E kam fare te qarte se koperativistet do te kritikojne ashper trockistet dhe do jene krenar me liderin humbes duke e çmontuar perfundimisht edhe besimin e demokratit me te zellshem. Sot PD mund te bjere nga kategoria dhe nuk luan me ne skenen e madhe politike sepse me ate qeros vetem humbje do te kemi.

Edi Rama eshte nje vemje dhe jo nje kuçeder. Ai mundet sapo ne parti te kthehet besimi dhe bashkimi i se djathtes mbi parime dhe jo mbi karrige. Nje lider i ri me platforme eshte e vetmja shprese per PD.

Sot eshte dite historike, e cila ndan perfundimisht fatin politik te forces tone.

Rama ik! Rilindje shporru!

Zoti i bekofte demokratet!”-shprehet Hoxha.

Paraardhëse

Vllaznia, Brdaric nuk flet më për titull, Gurishta pa “doreza”: Kemi luftuar, të tjerët e kanë pasur autostradë

Pasardhëse

Edi Manushi i nxjerr sekretin çiftit më të ri VIP, konfirmon publikisht lidhjen e moderatores së ‘Top Channel’ me balerinin e njohur (FOTO)

Pasardhëse

Edi Manushi i nxjerr sekretin çiftit më të ri VIP, konfirmon publikisht lidhjen e moderatores së ‘Top Channel’ me balerinin e njohur (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.