• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

“Paguam 70 euro në natë për plehëra”. Të huajt ankohen për Shqipërinë

11 September, 2017
në Ekonomi
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Turistët e huaj përgjithësisht shprehen të kënaqur me ushqimin në restorantet shqiptare, sidomos për produktet e detit, gatimin mesdhetar e Italian dhe çmimet e lira.

Por, pa dyshim që ka edhe ankesa, që më së shumti janë për cilësinë dhe vonesat në shërbim, faktin që pjesa më e madhe nuk flasin anglisht, apo dhe sjelljen e kamarierëve, që shpesh u vënë kushte të çuditshme, të detyrojnë të marrësh çadër, ose nuk sjellin atë që duan porositësit.

Nga një kërkim të Trip Advisor, restorantet, apo edhe hotelet, që kanë rishikimet më negative janë ato të jugut të vendit, kryesisht Ksamilit, Vlorës, Himarës e Dhërmiut, raporton Monitor.

Jensi nga Suedia shkruan se udhëtoi në Shqipëri për dy javë dhe nuk ka pasur në asnjë vend ushqim aq të keq sa në një restorant në Ksamil. “Midhjet ishin të mira, por çdo gjë tjetër nuk ishte fare e mirë. Dhe shërbimi ishte një shaka.  Një nga më të këqijet në jetën time” shkruan ai.

Një tjetër turist, Armando nga Ankaraja, shkruan se po në Ksamil, pas një pijeje shkuan të notonin. Por, pronarët e barit e detyruan të marrë çadër edhe pse “deshëm vetëm të notonim dhe shtriheshim në rërë, edhe kur të paktën dy metra rërë nga deti është pronë e shtetit”.

Edhe për Vlorën, Himarën e Dhërmiun nuk mungojnë pakënaqësitë, sidomos për sjelljen e personalit. Leoandi shkruan për një restorant në Himarë, se ushqimi erdhi pas një ore, ishte komplet pa shije dhe në fund pronari donte edhe bakshish. Në Dhërmi ankohen se stafi është jo miqësor, prej me shekuj për menynë dhe ushqimin. Në një tjetër restorant, po në Dhërmi, Alba ankohet se donin të hanin diçka të shpejtë, por kamarieri u solli ushqime që nuk I kishin porositur dhe kamarieri nuk I kthente mbrapsht. Dhe ata u detyruanin të hanin ushqimet pa shije dhe të paguanin.

Rishikimet negative janë të shumta edhe për hotelet në Vlorë. Maksimi nga Franca, që e ka gruan shqiptare, thotë se ishin në një hotel në Vlorë dhe gjithçka ishte e tmerrshme. “ Duhet të paguanim 800 euro për dy dhoma për 8 ditë. Nëse ndizje dritën dhe ujin e ngrohtë, iknin dritat. Kishte një kuzhinë po asgjë nuk punonte. Njënga dhomat nuk kishte ujë për një problem të brendshëm. Krevatët të vrisnin kurrizin. Kur e pyeta menaxherin për zgjidhje ai tha: Jemi në Shqipëri dhe iku. Ai shtoi se kishte 10 mijë turistë të tjerë te dera. Për të marrë paratë mbrapsht as që bëhej fjalë”.

Për të njëjtin hotel, Marco nga Italia, pasi ishte lodhur me pritjen, papastërtinë dhe banjon që kishte probleme shkruan: “Asnjë ndjesë, shumë arrogancë dhe një shërbim që ta shpif. Më keq se kështu nuk kam parë kurrë”.

Për një tjetër hotel në Vlorë, Amirah, që kishte qenë me një grup me 17 persona që kishin qëndruan në 13 dhoma shkruan se ai ishte I tmerrshëm. “Paguam 70 euro në natë për plehëra. Nuk kishte standard, shërbimi ishte i tmerrshëm”

Ankesa ka dhe për Tiranën, për stafin, cilësine e ushqimit, madje edhe për çmimet.

Nuk mungojnë as për restorantet në Durrës. “Restoranti më i keq ku kam qenë. Shërbim kaotik. Mos e humbisni kohën. Do të hani çfarë do kamarieri, jo çfarë doni ju”, shkruan një pushues. Edhe Andrea nga Italia shkruan po për Durrësin se personali ishte komplet i papërgatitur, pothuajse askush nuk flet anglisht dhe megjithëse kishte 6 persona në kuzhinë, pritja ishte e ekzagjeruar.

Paraardhëse

Drogë nga Lushnja drejt Malit të Zi, kapet në kufi 25-vjeçari

Pasardhëse

“Të dalë LSI më e djathtë se PD, kjo është e turpshme”

Pasardhëse

“Të dalë LSI më e djathtë se PD, kjo është e turpshme”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.