• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pagat dhe targat dolën në pazar, KLSH e paralajmëroi: AKSHI nuk i zgjidh problemet

25 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
104
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mundësia e rrjedhjes së të dhënave personale siç ndodhi për pagat e së fundmi për targat e mjeteve tē mbi 700 mijë shqiptarëve, ka qenë e paralajmëruar në herët nëse raporti i auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në vitet 2017-2020, do të lexohej mirë e qartë.

Ky auditim ka analizuar dinamikën e shërbimeve të qendërzuara që ofron AKSHI, si dhe ka evidentuar përgjegjësinë e shtuar të Agjencisë për t’i ofruar suport një numri të lartë institucionesh.

Grupi i auditimit, gjithashtu ka analizuar infrastrukturën, pajisjet hardware dhe software, menaxhimin e burimeve njerëzore si dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve.

Në auditim janë përfshirë ADISA, DPGJC, QKB, DPT dhe ISSH.Raporti zbulon riskun që mbart procesi ende i papërfunduar i digjitalizimit të sistemeve të teknologjisë së informacionit në 83 institucionet shtetërore.

Sipas KLSh-së tek 83 institucione të administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, që përmbushin kalimin te AKSHI, për 79 prej tyre nuk është kryer procesi qendërzimit.

“Edhe pse ka kaluar rreth 2 vite e 3 muaj nga afati i vendosur në VKM Nr. 673, datë 22.11.2017, “Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit”, i ndryshuar, ky proces ende nuk ka përfunduar.

Aktualisht sistemet e IT dhe infrastruktura hardware në këto institucione, janë ende pjesë e inventarit të tyre, e për pasojë edhe detyrimet juridike dhe financiare mbi këto sisteme”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Auditi konstatoi se që nga momenti i hyrjes në fuqi të vendimit , AKSHI nuk ka marrë asnjë masë për hartimin e planit të veprimit ndërinstitucional të transferimit nën administrimin e AKSHI-t të aseteve duke bërë që procesi i qendërzimit të jetë jo i plotë dhe në mospërputhje me afatet ligjore të përcaktuara duke krijuar vonesa dhe mos efektivitetet të procesit.

“Institucionet nuk kanë marrë masa për ngritjen e grupeve të punës për evidentimin e sistemeve IT dhe infrastrukturave hardware, si dhe përcaktimin e listës së aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara dhe të patrupëzuara objekt kalimi kapital”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Operacionet e IT nuk dokumentohen

Sipas auditit të KLSh-së, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) duhet të zotërojë një bazë të dhënash të gabimeve të njohura dhe historikun e incidenteve të mëparshme.

AKSH-i, thuhet në raport duhet të kryejë analizë dhe për të identifikuar rrënjët e incidenteve dhe mundësitë për të parandaluar ndodhjen e tyre.

Por për plotësimin e këtyre kërkesa thelbësore grupi i auditimit nuk administroi asnjë dokument që të vërtetonte që këto pika ishin trajtuar.

Në fund të raportit thuhet se me gjithë përpjekjet e bëra, AKSHI nuk ka marrë masa të mjaftueshme rregullatore dhe organizative për menaxhimin e ndryshimeve.

KLSH ka vërejtur kundështrim ose mbivedosje me ligjet e funksionimit të institucioneve të tjera mbi administrimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit , në më shumë se dy raste.

“Në gjykimin tonë, mungesa e identifikimit dhe administrimit të elementëve kritikë në funksion të përcaktimeve të VKM nr. 673 ka bërë që procesi i qendërzimit të strukturave dhe infrastrukturave të institucioneve dhe organeve të administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave të mos rezultojë i mirë planifikuar”, thuhet në raport.

Paraardhëse

Armando Broja rikthehet në Londër për golin e radhës, Hasenhuttl e planifikon titullar

Pasardhëse

Safet Gjici provokon Vllazninë, stadiumin ua “ngec” specialistëve dhe tregon merkaton

Pasardhëse

Safet Gjici provokon Vllazninë, stadiumin ua “ngec” specialistëve dhe tregon merkaton

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.