• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pafajësia e Fullanit, BE kërkon dosjen nga Prokuroria

24 January, 2016
në Aktualitet
0
LIROHET ARDIAN FULLANI - Ish guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, duke hyre ne nje seance ne gjykaten e Apelit, e cila ne perfundim ka vendosur masen “arrest shtepie” per ish guvernatorin./r/n/r/nACQUITTED ARDIAN FULLANI - Albania's central bank governor Ardian Fullani, entering a Court of Appeal hearing, which in the end decided extent "house arrest" for the former governor.

LIROHET ARDIAN FULLANI - Ish guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, duke hyre ne nje seance ne gjykaten e Apelit, e cila ne perfundim ka vendosur masen “arrest shtepie” per ish guvernatorin./r/n/r/nACQUITTED ARDIAN FULLANI - Albania's central bank governor Ardian Fullani, entering a Court of Appeal hearing, which in the end decided extent "house arrest" for the former governor.

57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pafajësia e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani alarmon Bashkimin Europian. Burime të rezervuara nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Report Tv se pak ditë më parë një grup ekspertësh të BE-së i kanë depozituar kreyprokurorit Llalla kërkesën për të tërhequr një kopje të të gjithë praktikës gjyqësore në ngarkim të Fullanit.

Një muaj më parë Guvernatori Fullani do të certifikonte në Gjykatën e Apelit pafajësinë e marrë në shkallë të parë, ku me një vendim të gjyqtarëve Shkëlqim Mustafa, Genti Shala dhe Lefter Jahaj rrëzoi kërkesën e prokurorisë për ta rikthyer atë në burg.

Adrian Fullani u akuzua nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin 30 milionë euro të blerjes së hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë dhe vjedhjen e thesarit. Në hetimet e saj, prokuroria arriti të faktojë se me veprimet e mos veprimet e tij në emërimin e zv.guvernatorit të dytë të bankës, Fullani kish ndikuar në vjedhjen e 713 milion lekëve nga thesari në Linzë.

Për këtë vjedhje drejtësia dënoi Ardian Bitrajn e Mimoza Bruzian, dy ish vartës të Fullanit, ndërsa për kthimin e lekëve e njëjta gjykatë ka vendosur pushimin e çështjes me një afat të papërcaktuar.

Vetë Fullani e mohoi akuzën duke pretenduar pafajësi, të cilën arriti ta marrë në 2015-ën me një proces gjyqësor tejet të shpejtë nga shkalla e parë në Gjykatën e Apelit. I njëjti burim sqaroi se tashmë një kopje voluminoze e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe shpërdorimit të detyrës në ngarkim të ish guvernatorit është bërë gati dhe javën e ardhshme do t’i dorëzohet ekspertëve të BE-së.

Këta ekspertë ndodhen në Shqipëri në kuadër të monitorimit të përmbushjes së kritereve të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE, ku pjesë e kritereve janë dhe hallkat e drejtësisë mes tyre vendime gjyqësore apo hetime të organit të akuzës.

Pafajësia e marrë në 12 tetor në shkallë të parë nga gjyqtari Artan Gjermeni dhe të certifikuar në Apel më 23 Dhjetor 2015 për ish guvernatorin aktualisht ka përfunduar në Gjykatën e Lartë me rekurs të Prokurorisë.

Një tjetër dosje për të cilën ekspertët e BE-së kanë shfaqur interes është dhe ajo e gjyqtarit të Kavajës Osman Aliu i akuzuar për fshehje pasurie e mos deklarim të ardhurash,  gjykim ky i pushuar nga gjyqtari Bedri Qori në Gjykatën e Tiranës.

Në përfundim të analizimit të këtyre praktikave gjyqësore grupi i ekspertëve do të rivij në Tiranë në mes të muajit shkurt ku sipas burimeve të Report Tv është planifikuar dhe një komunikim me mediat për rezultatet e luftës ndaj korrupsionit dhe fshehjes së pasurive për zyrtarët e lartë.

Paraardhëse

Vetëvendosje tubim në Tiranë: Zajednica ka karakter përjashtues

Pasardhëse

Për çfarë është bërë xhepi i vogël në pantallona?

Pasardhëse

Për çfarë është bërë xhepi i vogël në pantallona?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.