• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Padrejtësia vjen një ditë dhe ndëshkohet”, Astrit Patozi del me thirrjen e fortë: Shqipërisë nuk i mungon Albini

15 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
197
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas triumfimit të Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë.

Patozi shkruan se shpreson që Shqipëria të ketë mësuar nga Kosova që diti të godasë me votë politikanët e korruptuar.

Postimi i plotë:

“SHQIPËRISË NUK I MUNGON ALBINI

Urimi i parë i takon pa mëdyshje popullit të Kosovës, i cili sfidoi motin e keq dhe pandeminë, duke u vënë në radhë të gjata përpara qendrave të votimit për të arritur ndryshimin. Për mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet, për kohën e shkurtër që doli rezultati dhe sidomos për qetësinë dhe maturinë, me të cilën e përcollën atë aktorët kryesorë. Pavarësisht, nëse ishin fitues, apo humbës.

Sjellje politike që këndej nga anët tona shkaktojnë ndjenja kontradiktore. Që luhaten mes respektit për atë që ndodh në Prishtinë dhe turpërimit për historitë tona të pavdishme me zgjedhjet. Saqë në këtë pikë ngjajmë si dy popuj të largët, madje edhe gjeografikisht, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin.

Sigurisht urimi tjetër i takon Albin Kurtit, kryepersonazhit të këtyre zgjedhjeve. Të jemi të qartë dhe të sinqertë, ne këndej kufirit, jo vetëm nuk kemi ndonjë meritë, por as nuk na ndryshon ndonjë gjë e madhe prej fitores së tij.

Sepse vetëm dy muaj më vonë do të shkojmë drejt zgjedhjeve tona pothuajse pa asnj? shenjë krahasimI me Kosovën, si në frymë, ashtu edhe në atmosferë. Dhe këtë nuk e ndryshon dot rendja e disa udhëheqësve të lodhur të Tiranës për të treguar se janë miqtë e Albin Kurtit, edhe pse nuk kanë asgjë të ngjashme me të.

Kurse ai pa asnjë dyshim sot mishëron nevojën dhe dëshirën e popullit të vet për ndryshim, pas 20 vjetësh të vështira qeverisjesh të dobëta, problematike dhe përgjithësisht të brejtura nga korrupsioni.

Natyrisht që nesër fillon dita e barrës së përgjegjësisë së tij dhe ne si shqiptarë lutemi që ai ta mbajë me nder dhe burrëri për hir të pritshmërisë dhe të ardhmes së qytetarëve të Kosovës. Por deri në ditën e bilancit të tij do të rrjedhin shumë ujëra, ndërkohë që ne e kemi vetëm dy muaj larg 25 prillin.

Kosova na tregoi dje se abuzimi me pushtetin, korrupsioni, arroganca dhe padrejtësia vjen një ditë dhe ndëshkohen. Jo duke pritur kalendat e drejtësisë së premtuar, e cila ose vonohet pafund, ose nuk mbërrin asnjëherë, por thjesht fare, me votë. Është ky leximi politik i asaj shkundjeje të fortë që përfshiu dje Kosovën.

Ndaj edhe në rast se duam të përfitojmë diçka prej asaj që pamë dje, duhet të nisim të mendojmë seriozisht për ndryshimin, si një mision të mundur. Dhe për këtë nuk ka nevojë që të gjendet patjetër udhëheqësi i “revolucionit” dhe nuk kemi pse vëmë kujën për faktin që nuk e kemi në dispozicion. Ndërkohë që nuk kemi asnjë dilemë se cilët janë politikanët që duhet të refuzohen, në analogji me atë që ndodhi në Kosovë.

Duhet ta kemi të qartë që Albin Kurti nuk është heroi apo shpëtimtari i Kosovës, edhe sikur t’i mbajë të gjitha ato që ka premtuar gjatë qeverisjes së tij, gjë që nuk do të jetë kaq e lehtë.

Por është Kosova që e ka prodhuar dhe pastaj e ka mbështetur Albin Kurtin. Natyrisht, jo që në ditën e parë.” – shkruan Patozi.

Paraardhëse

“Po të ishin të vërteta do kishin vajtur në prokurori”, Erion Veliaj flet për përgjimet e Ndragheta-s

Pasardhëse

“Si do ndiheshe nëse të ofendoj nënën ty?”, Stresi acarohet me Roza Latin dhe shpërthen keq (FOTO)

Pasardhëse

“Si do ndiheshe nëse të ofendoj nënën ty?”, Stresi acarohet me Roza Latin dhe shpërthen keq (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.