• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Padrejtësia e Bashkisë së Tiranës me tifozat e Partizanit!

23 January, 2017
në Opinion
0
95
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Fatjon Baze

Çështja e stadiumit “Selman Stermasi” është rikthyer në një temë të nxehtë ditët e fundit në kryeqytet, kjo pasi skuadra e Partizanit i ka bërë një kërkesë zyrtare Klubit të Tiranës, Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe Bashkisë së Tiranës, për të zhvilluar ndeshjet për dy fazat e tjera të kampionatit në këtë impiant, dhe të mos udhëtojnë më drejt Elbasanit.

Debati është ndezur pasi disa tifozë të Tiranës, po kthehen në “pronarë” të këtij klubi, pasi nuk dëshirojnë që klubi i Partizanit të luajë në “stadiumin” e tyre.

Kjo është diçka absurde që për hir të disa tifozëve të ndalohet që një prej klubeve më të rëndësishëm të futbollit shqiptarë, të ndalohet të luajë në kryeqytet. Është po kaq abusrde dhe që financuesit e Tiranës të mos pranojnë klubin tjetër të kryeqytetit të mos luajë në “Selman Stermasi”, kundrejt një pagesë që do të marrin dhe që do të ndihmonin së tepërmi financat e tyre.

Po kaq e dhimbshme është dhe heshtja e Bashkisë së Tiranës, e cila nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me këtë problem. Si një prej bashkëpronarëve të klubit të Tiranës, ky institucion nuk po vepron në mënyrë të drejtë për qytetarët e kryeqytetit.

Ditën e djeshme një prej “Tifo-Grupeve” më të mëdhenj në shqipëri i bëri thirrje Bashkisë së Tiranës që të reagojë dhe të marrë vendimin e duhur në lidhje me këtë çështje. Me të drejta ata ankoheshin se Bashkia e tyre nuk po sillet në mënyrë të barabartë me ata, që si taksapagues të rregullt u ndalohet që të shikojnë skuadrën e tyre të zemrës në kryeqyetet, kjo për kapriçot e disa tifozëve që i’u janë errur syte dhe e shikojnë futbollin jo si një “luftë” të bukur sportive brenda 90-minutave, por e kalojnë cakun dhe jashtë saj duke u kthyer në “pronarë” të qytetit.

Tifozat e Partizanit nuk duhet të ndalen këtu. Ata janë banorë të kryeqytetit, janë taksapagues dhe kanë të gjithë të drejtën e tyre që të mos ndalen vetëm tek një deklaratë, por të dalin dhe të protestojnë përpara bashkisë për këtë gjë që po i’u mohet nga ai institucion i cili po vepron jo në mënyrë të drejtë.

Si ka mundësi që Bashkia e Tiranës i dha aprovimin e saj që të lejohet të luajë skuadra e Korabit që është i Dibrës në “Selman Stermasi”, dhe nuk lejon Partizanin dhe tifozat e tyre që kanë banorë të kryeqytetit, të luajnë në këtë stadium i cili është i të gjithëve.

Në Tiranë u bë shumë vite që mungon entuziasmi për shkak se klubet e kryeqytetit nuk e kanë fituar më titullin kampion. Këtë sezon Partizani është një nga pretendentët kryesorë që të marrë titullin, dhe besoj që nuk do të ishte e këndshme për kryeqytetin që ky titull të festohej në Elbasan.

Bashkia po u bën një padrjetësi qytetarëve të saj në këtë rast, të cilëve jo vetëm po u ndal të drejtën që të ndjekin skuadrën e tyre në kreyqytet, por po i degdis jashtë qytetit duke i dërguar në Elbasan.

Prandaj, Bashkia duhet t’i japin fund këtij debati, pasi klubi i Tiranës nuk është pronarë i stadiumit por janë përdoruesit e saj, dhe qytetarët duhet t’i trajtojë në mënyrë të barabartë dhe jo “një i nënës një i njerkës!”

Paraardhëse

Një shekull nga revolucioni, 10 vjet nga kriza e madhe

Pasardhëse

Bota është kthyer kokëposhtë

Pasardhëse

Bota është kthyer kokëposhtë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.