• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Osmani: Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i rajonit

17 December, 2021
në Kosovë, Kryesore
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se nuk do të lejojë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të shndërrohet në dialog për statusin, territorin, funksionalitetin e brendshëm e për rendin kushtetues të Kosovës.

Osmani, në fjalimin e saj vjetor më 17 dhjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se dialogu mund të përfundojë vetëm me njohje reciproke. Sipas saj, Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në këtë proces, ndonëse Serbia nuk e ka të njëjtën qasje.

“Për fat të keq, nuk e shohim këtë gatishmëri te Serbia. Qëllimet e Serbisë mbesin të njëjta sado që strategjitë mund t’u ndryshojnë. Serbia ka pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës dhe këtë nuk e fsheh as në retorikë, as në veprime. Duke shërbyer si trampolinë e interesave ruse në rajon, Serbia ka qëllim të destabilizojë shtetet e rajonit, përfshirë Kosovën duke përdorur logjikën e shekullit të kaluar”, theksoi Osmani.

Ajo përjashtoi mundësinë e ndarjes së territorit të Kosovës duke marrë për shembull situatën në Bosnje e Hercegovinë.

“Idetë që kishin për synim ndarjen në vija etnike, nuk do të përsëriten më. Statusi i Kosovës është i përcaktuar nëpërmjet vullnetit të popullit të saj dhe shpalljes së pavarësisë”, tha Osmani.

Ajo akuzoi Serbinë për mosrespektimin e shumicës së marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe për mbajtje peng të mijëra qytetarëve kosovarë shkaku i mos-hapjes së varrezave masive. Në Kosovë ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1600 personave të pagjetur.

“Serbia duhet të heqë dorë nga tendencat destabilizuese në veri dhe nga politikat agresive ndaj fqinjëve të saj”, deklaroi mes tjerash Osmani.

Presidentja Osmani tha se rajoni ka nevojë për intensifikim të vëmendjes amerikane dhe evropiane për të “neutralizuar ndikimin rus”. Osmani, megjithatë, shtoi se Kosova nuk do të lejojë ndikimin rus, duke rikujtuar dëbimin e dy diplomatëve rusë nga vendi, të cilët ishin vlerësuar si rrezik për sigurinë kombëtare.

Osmani, po ashtu, deklaroi se “Kosova mbetet projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshmi i politikës së jashtme amerikane”.

Derisa foli rreth miqësisë së ngushtë që Kosova ka me SHBA-në, Osmani po ashtu falënderoi presidentin amerikan, Jon Biden, i cili ishte angazhuar që në kohën e pandemisë Kosova të furnizohej me vaksina kundër koronavirusit.

Sipas Osmanit, viti ishte shumë sfidues për shëndetin publik dhe ekonominë derisa shprehu nderime për të gjithë ata që vdiqën nga sëmundja.

Osmani përmendi edhe mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se pengesat në këtë proces po u shkaktojnë vështirësi qytetarëve, por edhe po zbehin besueshmërinë në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, sipas Osmanit, rruga e vetme e Kosovës është ajo e integrimit euroatlantik, sepse për vendin nuk ka rrugë tjetër.

Osmani e cilësoi si sfiduese edhe pikën e Marrëveshjes së Washingtonit për moratorium njëvjeçar. Ajo tha se pranimi i një pike të tillë e ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës dhe të drejtën për konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

“Duke aplikuar një politike të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitet in tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike, por edhe ishin fikur dritat e politikës sonë të jashtme. Këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa rreshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”, tha Osmani.

Ndaj kësaj deklarate të presidentes Osmani ka reaguar deputeti Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK). Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se “Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, e cila e mbron shtetësinë e Kosovës më shumë se disa politikanë dhe bartës institucionesh në Prishtinë?”.

Partitë opozitare e kanë bojkotuar fjalimin vjetor të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës. Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), para nisjes së seancës në një postim në Facebook, ka shkruar se deputetët nga kjo parti nuk do të jenë në Kuvend gjatë fjalimit vjetor të presidentes Osmani.

“Presidentja Osmani ka përdorur instrumentet e institucionit të Presidentes për të realizuar qëllimet e pushtetit, në mënyrë të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese, siç është rasti me shkarkimin e ish-kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, një skandal që u pasqyrua edhe në Raportin e BE-së për vendin. Presidentja Osmani nuk ka arritur t’i lexojë në mënyrë të pavarur nga pikëpamjet e mazhorancës që e ka zgjedhur, raportet, temat dhe zhvillimet politike që janë interes i shtetit të Kosovës”, janë disa prej nëntë pikave, të cilat i shkroi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ndërkaq, sipas postimit në Facebook të Grupit Parlamentar të AAK-së, kjo parti e ka bojkotuar fjalimin e Osmanit, pasi, siç shkruan, “presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti”. /REL

Paraardhëse

Zhvillime të forta në selinë e PD-së në Sarandë, ja se çfarë po ndodh

Pasardhëse

Detaji nga lidhja e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt që po çmend rrjetin (FOTO)

Pasardhëse

Detaji nga lidhja e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt që po çmend rrjetin (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.