• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Opozita zbulon “heronjtë” e saj në gjyqësor

10 December, 2016
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në orët e fundit të tij, ka “hedhur shortin” për të formuar Kolegjin Zgjedhor dhe ka provokuar një “hare” opozitare, për të dekurajuar mbështetësit e reformës në drejtësi me zgjedhjen në përbërje të këtij Kolegji, të disa prej emrave simbol, për të cilët duhet reforma në drejtësi në Shqipëri.

Dy fenomene interesante pasuan këtë manovër të lodhur të Bujar Nishanit. E para, ishte nxitimi për ta interpretuar këtë si një imunitet të ri të këtyre gjyqtarëve, dhe e dyta, që ka lidhje me të parën, shpërthimi i gëzimit në shtypin pro opozitës, që “Gjin Gjonin se prekni dot për katër vjet”.

I gjithë ky reagim tregon më shumë, se sa do të tregojë vetë ligji i Verifikimit për gjyqtarët dhe prokurorët. Tregon më shumë, pasi pala e angazhuar në mbrojtjen publike të tyre, opozita, po ndjehet e gëzuar që po i shpëtojnë “heronjtë” e saj në gjyqësor, duke i bërë publik ata. Dhe mbi të gjitha, gëzimi bëhet i papërmbajtshëm, kur vjen fjala tek “Xhin Xhoni”, si e shqipton çdo ambasador i huaj emrin e tij.

Mospërmbajtja e gëzimit të opozitës në këtë rast, tregon më së miri se ku është problemi dhe kush po përpiqet ta fshehë apo të mos e zgjidhë atë.

Nga ana tjetër, debati duket i kotë për shumë arsye. Ligji i Verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një ligj që buron nga Kushtetuta e re dhe prevalon mbi çdo ligj apo rregullore të mëparshme, siç është dhe ligji që rregullon Kolegjin Zgjedhor. Çdo gjyqtar dhe prokuror do të verifikohet si i tillë dhe do t’i mbijetojë, ose do të skualifikohet si i tillë. Edhe anëtarët e trupës së Kolegjit Zgjedhor, do të verifikohen si gjyqtarë. Nëse ata rezultojnë në rregull, padyshim që do të jenë gjyqtarë dhe anëtarë të Kolegjit, por nëse ata rrëzohen si gjyqtarë, ata nuk mund të jenë anëtarë të Kolegjit, pasi janë aty për shkak të statusit të tyre, si gjyqtarë. “Vetting”-u prek statusin e tyre si gjyqtarë dhe ata automatikisht nuk mund ta gëzojnë më pozicionin apo çdo privilegj që kanë për shkak të këtij posti.

Nga ana tjetër, ligji i Verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting-u), nuk është një operacion special, i iniciuar në rrethana politike të njëanshme, por një ligj i parashikuar në kohë nga ndryshimet kushtetuese, që u miratuan me frymë konsensuale. Për këtë shkak, bie çdo arsyetim, se anëtarët e Kolegjit mund të rezistojnë katër vjet pa u hetuar. Ata nuk do të hetohen si anëtarë të Kolegjit, por do t’i nënshtrohen procedurës si gjithë gjyqtarët e Shqipërisë.

Me këtë llogjikë, siç thotë dhe Komisioni i Venecias, edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të mos e shqyrtojnë fare ligjin e “Vetting”-ut, pasi janë të gjithë në konflikt interesi, por ata duhet të japin drejtësi dhe janë të dënuar ta bëjnë këtë. E njëjta gjë do të ndodhë dhe me çdo gjyqtar, pavarësisht se disa prej tyre, për shkak të statusit si gjyqtarë, kanë fituar dhe një post të ri në Kolegjin Zgjedhor.

Kjo nuk ka lidhje me emra të veçantë dhe as me historitë e tyre të shëmtuara, sidomos për zgjedhjet e Tiranës më 2011, kur legjitimuan një rezultat të vetëshpallur me vota të mbledhura jashtë kutive, dhe hodhën poshtë rezultatin zyrtar të dalë nga numërimi i kutive, duke shënuar historinë më të turpshme të ndërhyrjes së gjyqësorit në zgjedhjet shqiptare, në të gjitha kohërat.

E vetmja gjë që vlen të shënohet në këtë histori, është fakti që opozita po fluturon nga gëzimi, duke u autosugjestionuar se ka shpëtuar disa kamikazë të saj, duke i futur në Kolegj Zgjedhor dhe duke mos harruar që disa media të saj të theksojnë sidomos që “tani Gjin Gjonin se prek dot njeri”. Ky paska qenë heroi i tyre dhe gjyqtari simbol i tyre. Ky është dhe serioziteti i tyre në lidhje me reformën në drejtësi. Por sot i vetmi lajm serioz, është që “Vetting”-un nuk e prek dot njeri. Të tjerat i prek “Vetting”-u.

Paraardhëse

PDIU në Ditën e të Drejtave të Njeriut: Çështja çame ende plagë e historisë kombëtare

Pasardhëse

Greqi, sekuestrohen 87 kg kanabis në Filat. Kapen shqiptarët

Pasardhëse

Greqi, sekuestrohen 87 kg kanabis në Filat. Kapen shqiptarët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.