• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Opozita, si në një telenovelë turke

19 October, 2017
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Drini Kuqo

I mbani mend telenovelat ku njëri nga aktorët bie në koma për shumë vjet, të gjithë e harrojnë, por pastaj papritmas ai del nga koma dhe rikthehet për të tronditur jetët e të gjithë me të cilët ka pasur të bëjë?!

Në kinematografi kjo bëhet për të ofruar më shumë dramë, më shumë suspancë për publikun. Por, në një vend me një industri kinematografie të varfër siç është Shqipëria, për “fat të mirë” skena të tilla mund t’i shijojmë nga politika jonë.

Implikimi i emrit të Tahirit nga një person i arrestuar nga drejtësia italiane ka mjaftuar që opozita shqiptare të bashkohet në hedhjen baltë ndaj qeverisë, a thua se ata janë zgjuar sot nga një kllapi e gjatë.

Teksa dëgjon persona si Monika Kryemadhi apo Lulzim Basha me shokë, të duket se ata nuk kanë qenë kurrë përgjegjës për skandale të mëdha, të provuara me zë dhe me figurë, si 7%, Gërdeci, 21 janari, afera e CEZ-it e shumë të tjera si të tjera si këto.

Kryemadhi akuzon për lidhje me botën e krimit, kur vet ende nuk ka shpjeguar lidhjet dhe prezencën e bashkëshortit të saj përkrah Klement Balilit, numrit një në listën e të shumëkërkuarve të vendit.

E kjo lidhje, është vetëm njëra nga ato që familja “presidenciale” duhet të shpjegojë, nga ato me botën e krimit.

Basha, nga ana e tij ka harruar mesa duket se si iu shmang gjyqit për korrupsionin në aferë e Rrugës së Kombit me një certifikatë mjekësore, e se si iu shmang hetimeve për vrasjen e katër personave në 21 janar, kur ai ishte Ministër i Brendshëm.

“Koma” e liderit të opozitës e bën atë të harrojë edhe se si Lazarati lulëzonte dhe se si Habilajt liroheshin me urdhër nga lart, përsëri në kohën kur ai ishte ministër.

Berishën, më mirë ta lëmë mënjanë sepse do të duhet të shkruanim për 24 orë me radhë. Por, për hir të kinematografisë, tani le të harrojmë edhe ato që u thanë për Kokëdhimën, aleatin e rigjetur në “përpjekjen opozitare” për drejtësi.

Po, “kryehajduti”, “kryemafiozi” që nga foltorja e Parlamentit e quajti Berishën “kërmë të vdekur” dhe Bashën një “teveqel të paaftë”, është përfshirë edhe ai në amnezinë kolektive të opozitës, duke u bërë pjesë e këtij fronti të bashkuar.

Të gjithë këta që kanë harruar, tani dëshirojnë që personazhi negativ i momentit në këtë telenovelë, Sajmir Tahiri të kapet, të përndiqet, të demaskohet dhe dënohet. Nuk ka rëndësi që gjërat të provohen, nuk ka rëndësi të mësojmë se çfarë ka ndodhur realisht, në një telenovelë, thashethemet mjaftojnë për të shkatërruar përfundimisht jetën e një aktori.

Vetëm se kjo ndodh në skenë. Në jetën e përditshme, për fat të mirë ka disa rregulla loje. Sajmir Tahiri aktualisht është nën hetim, nga drejtësia italiane dhe ajo shqiptare dhe është një ogur i mirë premtimi i Kryeministrit për ta ndëshkuar, nëse do të provohet fajësia e tij.

Nga ana e saj, opozita do të vazhdojë të bëjë punën e saj. Fundja është detyra e saj që të akuzojë dhe të hedhë baltë mbi qeverinë, por një gjë është e qartë, kaq shumë boshllëqe në harresë, i heqin të drejtën morale njerëzve si Basha e Kryemadhi për të thirrur publikisht “ujku”!

Paraardhëse

Çfarë dinte Meta për Tahirin dhe pse e shkarkoi Rama 8 muaj më parë

Pasardhëse

Italia solli mbrëmë dy dokumente sekrete që mund të arrestojnë Tahirin

Pasardhëse

Italia solli mbrëmë dy dokumente sekrete që mund të arrestojnë Tahirin

Diskutime rreth kësaj post




Screenshot
Aktualitet

Lideri më i klikuar i vitit! Eksperti: Si renditen Rama dhe Berisha. Surpriza SPAK

Nga lajme10
31 December, 2025
0

Tomi Kallanxhi në një lidhje live në nje emision televiziv ka bërë një analizë të personazheve më të klikuar nga...

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

30 December, 2025

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.