• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Opozita përshkallëzon protestat në gjithë Shqipërinë: Ja 12 akset që do bllokohen për 2 orë

1 May, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndryshe nga java e kaluar, opozita do të protestojë jo në 5 por në 12 akse nacionale, dhe jo për 1 por për 2 orë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi këtë të mërkurë të merrte rrugën drejt selisë së LSI-së dhe të takonte kryetaren Monika Kryemadhin në zyrën e saj. Në mbyllje të takimit që zgjati përreth 1 orë, Basha në një deklaratë për mediat tha se aksioni i opozitës vazhdon dhe dita e enjte sipas të gjitha gjasave do të jetë shumë intensive. Kjo pasi opozita gjatë paradites do të prezantojë për opinionin detyrat e qeverisë tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa pasdite në 18:00 nis aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore.

Ndryshe nga protesta e kaluar ku u bllokuan vetëm 5 akse kombëtare, opozita ka vendosur ta përshkallëzojë aksionin e saj, duke e shtrirë mosbindjen civile në të paktë 12 akse nacionale, të cilat nuk do të bllokohen për 1 por për dy orë, dhe protesta do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Pak ditë më parë në kuadër të mobilizimit qytetar kryedemokrati mblodhi në selinë blu krerët e degëve të PD-së në rrethe të cilëve u kërkoi pjesëmarrje sa më masive në protesta që ata do të zhvillojnë në qarqet e tyre respektive, duke bllokuar akset rrugore si pjesë e përshkallëzimit të qëndrimeve të PD-së dhe aleatëve të saj ndaj mazhorancës qeverisëse, ku kërkesa kryesore e opozitës mbetet e pandryshuar: Largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike, e cila do të mund të organizojë më pas jo vetëm zgjedhjet lokale, por edhe ato të parakohshmet parlamentare.

Protestat në rrethe

Në kuadër të mosbindjes civile, opozita në Shkodër ka vendosur të protestojë nesër duke bllokuar rrugën nacionale në Krye Bushat, zonë kjo që do të ndalojë qarkullimin e të gjithë automjeteve që i drejtohen Shkodrës dhe anasjelltas, por do të bllokohet dhe rruga që lidhet me zonat e Pukës dhe Tropojës. Një gjë e tillë është paralajmëruar nga vetë kryetari i degës së PD-së, Xhevdet Amuli ku i bëhet thirrje të gjithë protestuesve të zonës së veriut të mblidhen pikërisht në këtë aks rrugor. “Sot u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, dega Shkodër, ku në fokusin kryesor ishte organizimi për protestën e radhës, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, datë 2 Maj në orën 18:00 për bllokimin e rrugës nacionale në Krye Bushat. Protesta është e koordinuar njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, pjesë e agjendës së këtij takimi, ishte edhe angazhimi i strukturave dhe qytetarëve në protestën kombëtare të datës 11 Maj në Tiranë. Ne nuk ndalemi. Tik-taku i fundit i oligarkisë po afron. Rama Ik! Shqipëria si Europa”, thuhet në njoftimin e degës së PD-së në Shkodër, pjesë të cilit ishte dhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia.

Në Lezhë bllokimi u rrugës do të bëhet si herën e shkuar, në rrethrrotullimin pranë Milotit që lidh dhe rrugën kombëtare me atë të Kosovës. Në qarkun Dibër në rrugën që lidh Peshkopinë me Bulqizën. Gjithashtu mësohet se pesë akset e rrugëve që u bllokuan të enjten shkuar do të jenë sërish edhe qendra e protestës dhe të nesërmen. Grumbullimi i protestuesve të qarkut të Tiranës do të jetë në rrethrrotullimin e sheshit “Shqiponja”, ndërsa për ato të Durrësit në zonën e Plepave në Durrës. Demokratët e qarkut Fier do të mblidhen në Rrethrrotullimin e Sheqit, ndërsa demokratët e Beratit do të mblidhen tek Ura e Hanit, në pjesën e rrugës së Perondisë. Opozita do të protestojë edhe tek rrethrotullimi në Çiflig, në hyrje të Korçës, si dhe në rrugën në hyrje të të superstradës Vlorë – Levan. Për Qarkun e Gjirokastrës protesta është do të bëhet te Ura Leklit në Tepelenë. Sipas burimeve të “Koha Jonë”, kryedemokrati Lulzim Basha nuk e ka vendosur ende se në cilin qark do të jetë i pranishëm. Protestën e shkuar ai vendosi të ishte me protestuesit e mbledhur në rrugën e Milotit. Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në zonën e rrugës së Plepave në Durrës.

Akset që bllokohen nesër nga opozita

  1. Qarku Kukës – Në pjesën e rrugë së Kombit
  2. Qarku Shkodër – Në zonën e quajtur Krye-Bushat
  3. Qarku Lezhë – Në rrotullimin e rrugës së Milotit ku lidhet rruga me Kosovën
  4. Qarku Dibër – Bllokim në rrugën që lidhet me Bulqizën
  5. Qarku Tiranë – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”
  6. Qarku Durrës – Aksi Durrës-Kavajë, në rrethrrotullimin pranë vendit të quajtur zona e Plepave
  7. Qarku Elbasan – Në Bradashesh pranë Karburant “Gega”
  8. Qarku Fier – Rrethrrotullimi i Sheqit
  9. Qarku i Beratit – Grumbullimit tek Ura e Hanit
  10. Qarku Korçë – Tek rrethrrotullimi në Çiflig, në hyrje të Korçës
  11. Qarku Vlorë – Rruga në Hyrje të Superstradës Vlorë – Levan!
  12. Qarku Gjirokastër – Ura Leklit në Tepelenë
Paraardhëse

Rama: Shqipëria, punëdhënësja më e madhe në rajon

Pasardhëse

Bankat i kthejnë përgjigjen zyrtare Prokurorisë: Ja sa milionë euro u grabitën në pistën e Rinasit

Pasardhëse

Bankat i kthejnë përgjigjen zyrtare Prokurorisë: Ja sa milionë euro u grabitën në pistën e Rinasit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.