• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Opozita këmbëngul për zgjedhje të reja

13 November, 2016
në Kosovë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Krerët e partive politike në vend kanë zhvilluar dje një takim triorësh me Komisionerin Johannes Hahn dhe nënkryetaren e Parlamentit Europian Ulrike Lunaçek, e shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova. Mirëpo, ky takimi i ndërkombëtarëve me liderët e subjekteve politike nuk solli ndonjë rezultat konkret.

Temat të cilat u diskutuan ishin çështja e demarkacionit, rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Deharit, si dhe zgjedhje të reja. Propozimi i fundit është mirëpritur nga subjektet opozitare, por jo edhe nga partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK).

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se bllokada politike më së miri do të lirohej me shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi, sipas tij, nuk ka asnjë alternativ për të dal nga kjo krizë e thellë politike e institucionale.

“Derisa nuk ka pajtim për çështje me rëndësi për vendin, unë mendojë se e vetmja mënyrë është që të shkohet në zgjedhje. Në fund të këtij viti ose pranverën e hershme të vitit të ardhshëm është periudha më e mirë që të shkohet në zgjedhje sepse sa më shumë që të zgjatet aq më keq është për vendin”, është shprehur ai.

Më tej, Lekaj thotë se partnerët e koalicionit qeverisës nuk po tregohet i aftë për ti zgjidhur problemet që i ka vendi, ndonëse numrat i ka në Kuvendin e Republikës. Ai thotë se premtimet  e partisë së Isa Msutafës dhe Kadri Veselit s’kanë sjellë asnjë rezultat pozitiv për qytetarët e vendit.

“Fajtorë janë pozita, koalicioni qeverisës i cili edhe pse i ka numrat kushtetues, 2/3, nuk është në gjendje që të zgjidh problemet kyçe sepse kanë gabuar sidomos me dy marrëveshjet e Brukselit.  Qytetarët për këto tri vite nuk kanë parë diçka të mirë dhe  vetëm sa është shtuar varfëria nuk janë përmbushur premtimet që janë dhënë gjatë fushatës elektorale. Ka qenë koalicion i së keqes për Kosovën dhe ne duhet të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Lekaj.

Megjithatë, shefi i deputetëve të AAK-së thotë se është i bindur që partia e Ramush Haradinaj do të dal e para në zgjedhjet që pritet të mbahen.

“Ne jemi të bindur se duke u nisur nga tereni dhe takimit që  i kemi me qytetarët mendojë së është dyfishuar mbështetja dhe ne jemi në garë për të fituar. Në asnjë mënyrë ne nuk do të jemi të 3-ët apo 4-ët, por do të jemi në garë bashkë me “Nisma për Kosovën” për ti fituar zgjedhjet, të parët apo të dytët dhe kjo do të ndodhë 100%.”, ka thënë Lekaj.

Paraardhëse

FMN, parashikime optimiste për rritjen ekonomike

Pasardhëse

Berisha: Ramën ta bllokojmë në aeroport kur të kthehet ga Nju Jorku

Pasardhëse

Berisha: Ramën ta bllokojmë në aeroport kur të kthehet ga Nju Jorku

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.