• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Oerd Bylykbashi zbulon lëvizjet ‘e fshehta’ të kryeministrit Rama dhe jep paralajmërimin e fortë: Mund të zgjasë deri në 1 vit

21 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
64
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka reaguar pas propozimit të qeverisë për shtyrjen e gjendjes e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor. Ai thekson se gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të zgjatet vetëm 30 ditë, siç e përcakton edhe Kushtetuta, jo dy muaj.

Sipas Bylykbashit Rama do përpiqet të gjejë arsye për ta shtyrë gjendjen e pandemisë, mbase deri dhe në 1 vit.

Reagimi i Bylykbashit:

“Gjendja e jashtezakonshme zgjatet vetem 30 dite!

Edi Rama i propozon ‎Parlamentit zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise natyrore deri me 23 qershor, plot dy muaj te tjere.

Te gjitha vendet e tjera qe sot kane kriza te verteta shendetesore me qindra mijera te semure e dhjetera mijera te vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kane deklaruar zgjatjen maksimumi nga 3 – 11 maj. Ka shume qe kundershtojne keto zgjatje masash, madje ne SHBA ka protesta te mirefillta ne rruge.

Sigurisht kushdo me pak mend ne koke, e kupton qe neper rruge, ne tregje, supermerkata, vende pune, por dhe ne familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet. Por shifrat e Edi Rames, 609 te identifikuar me virus dhe 26 te vdekur, nuk e justifikojne aspak zgjatjen deri ne qershor kur te tjeret me kriza te vertete shendetesore po i zgjasin vetem 3-4 jave. Por ceshtja nuk eshte nese duhet zgjatur apo jo. Ceshtja eshte a ka Kryeministri te drejte te propozoje nje zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratoje kerkesen pa kufizim?

Po nese Qeveria i ka ne xhep deputetet me gojen e mbyllur me maske kur flet Kryeministri, ‎a mund ta zgjase Parlamenti afatin aq sa kerkon Kryeministri? Jo!

Afati fillestar qe parashikon Kushtetuta eshte 30 dite dhe shtesa nuk mund te jete me e gjate se afati fillestar. Kushtetuta detyron qe te merren masa te jashtezakonshme qe fatkeqesia natyrore, qofte edhe pandemia, te perballen sipas afateve.‎ Nese nuk mjafton, Qeveria te kerkoje ne Parlament zgjatje tjeter 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e pare, te arsyetoje dhe kerkoje nje tjeter. Afati sherben edhe qe te matet efikasiteti i masave. Nderkohe te mos harrojme se jane kufizuar te drejta e liri themelore kushtetuese per shkak te gjendjes se jashtezakonshme, e para liria e levizjes.

Nese do te kishim mburojen imunitare kushtetuese, Gjykaten Kushtetuese, sot do e vendoste ajo nese Rama, nen pretekstin e koronavirusit, mund te zgjase gjendjen e jashtezakonshme dhe kufizimin e lirive te shqiptareve aq sa i leverdis pushtetit te tij edhe pse statistikat nuk e justifikojne. Por fale Edi Rames, Gjykata Kushtetuese u hoq si bajamet (tonsilet) e semura, edhe pse sot e thone te gjithe qe eshte me mire t’i kurosh bajamet sesa t’i heqesh, sepse jane nder mburojat e para ne diten kur vjen infeksioni i abuzimit me pushtetin dhe Kushtetuten.

Mos harroni Edi Rama do te perpiqet te gjeje arsye ta zgjase gjendjen e pandemise edhe kur ajo te jete zhdukur tjeterkund. Nese vendoset precedenti sot, mos u cuditni qe Rama te perpiqet ta zgjase gjendjen e jashtezakonshme deri ne nje vit. Mos u cuditni as nese ne emer te emergjences se shendetit publik, policet do t’ju masin temperaturen ne hyrje te qendres se votimit dhe te vendosin ata nese duhet te hyni apo jo te votoni per te vendosur kush duhet t’ju qeverise. Kjo eshte epidemia tjeter qe kercenon dhe fshihet pas akteve per pushtet me akte normative te Kryeministrit, epidemia e Autokracise. Tashme dihet qe masat mbrojese nga epidemite merren heret dhe jo vone.”

Paraardhëse

U shërua nga koronavirusi, mjeku Roland Xhaxho rrëfen për herë të parë ditët e vështira brenda mureve të spitalit

Pasardhëse

Ministrja e Shëndetësisë publikon pamjet dhe tregon çfarë po ndodh në terren me epidemiologët

Pasardhëse

Ministrja e Shëndetësisë publikon pamjet dhe tregon çfarë po ndodh në terren me epidemiologët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.