• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

OBSH: Bota është ende në fillimet e pandemisë

16 September, 2020
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Jemi ende në fillimet e pandemisë. Pohimi vjen nga i dërguari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Nabarro, gjatë një seance dëgjimore në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Është shumë më keq se çdo libër fantashkence mbi pandeminë. Situata është shumë serioze dhe nuk jemi akoma as në gjysmë, por jemi ende në fillimet e pandemisë”, – deklaroi Nabarro.

Si për të konfirmuar këtë qëndrim janë të dhënat që raportohen nga vende të ndryshme të botës, ku niveli i përhapjes së Covid-19 po rritet ndjeshëm. India i tejkaloi 5 milionë rastet me koronavirus, teksa ministria e shëndetit raportoi më shumë se 90 mijë të infektuar në 24 orët e fundit.

I lartë mbetet dhe bilanci i viktimave me 82 mijë jetë të humbura. Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se niveli i vdekshmërisë do të shtohet në javët e ardhshme, por autoritetet përjashtojnë mundësinë e një izolimi të dytë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën e vendeve më të prekura të botës. Shkencëtarët kanë konfirmuar se virusi ka qarkulluar në SHBA që prej 22 dhjetorit të 2019-ës. Rasti i parë është një qytetar nga Uashingtoni që kishte vizituar Wuhanin në Kinë.

Për të luftuar pandeminë, presidenti amerikan, Donald Trump, lajmëroi se vaksina mund të jetë e gatshme për 3 ose 4 javë. Por ekziston frika se procesi për vaksinën të jetë përshpejtuar me qëllim për të ndikuar votën për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Paraardhëse

Valentina Leskaj merr postin e rëndësishëm, bëhet e para myslimane që emërohet në këtë detyrë

Pasardhëse

Rriten tensionet Greqi-Turqi, DW: Grindja nuk është e pazgjidhshme. Çfarë duhet të bëjnë të dyja palët

Pasardhëse

Rriten tensionet Greqi-Turqi, DW: Grindja nuk është e pazgjidhshme. Çfarë duhet të bëjnë të dyja palët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.