Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu deklaron se ndryshimet e Kushtetutës pa Gjykatë Kushtetuese, është konsolidim i Grushtit të Shtetit.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, teksa referon nismën e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme Ligjin Themeltar të Shtetit, thekson se zanafilla e këtij deformimi të thellë të demokracisë është dita dhe procedura, që dekapituan sistemin e drejtësisë, duke e privuar nga Gjykata Kushtetuese.
Shehu deklaron se në këto kushte e momente tejet të rrezikshme për të sotmen e të nesërmen e demokracisë sonë, askush nuk mund e duhet të qëndrojë i strukur në “qoshen e tij”, përfshi këtu dhe “garantët e reformës” në drejtësi, që nuk mund të “lajnë duart” vetëm me ndonjë prononcim evaziv.
Postimi i plotë:
“O sot o kurre!
Ndryshimet e Kushtetutes pa Gjykate Kushtetuese konsolidim i Grushtit te Shtetit!
Shqiperia eshte ne gjendjet me antidemokratike ne Bote prej disa vitesh, pa Gjykate Kushtetuse, pa Gjykate te Larte, me nje “Parlament” qesharak vetem me 122 nga te cilet 42 “pupace”, me nje qeverisje Lokale krejt moniste etj!
Zanafilla e ketij deformimi te thelle te demokracise eshte dita dhe procedura, qe dekapituan Sistemin e Drejtesise, duke e privuar nga Gjykata Kushtetuese.
Shqiperia qe nga ajo dite eshte nen nje Grusht Shteti ne zhvillim.
Tentativat e fundit per te prekur edhe Kushtetuten nen keto kondita, jane vetem nje hap tjeter i konsolidimit per afate shume te gjata i ketij Grushti Shteti, per ta cuar vendin tone perfundimisht nen nje Autokraci, shume larg demokracise perendimore.
Modelet lindore tashme egzistojne per keto kalime tragjike drejt neodiktaturave, inspiruese dhe inkurajuese per Ramen &CO.
Ne keto kushte e momente tejet te rrezikeshme per te sotmen e te nesermen e demokracise sone askush nuk mund e duhet te qendroje i strukur ne “qoshen e tij”, perfshi ketu dhe “garantet e reformes” ne drejtesi, qe nuk mund te “lajne duart” vetem me ndonje prononcim evaziv.
O tashti o kurre!”, ka shkruar Shehu.
Diskutime rreth kësaj post