• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nxorrën mësim nga Shqipëria, Kosova bën gati menjëherë lëvizjen e veçantë për mbrojtje nga tërmetet

2 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri dhe lëkundjet pas tij në Durrës, Tiranë, Thumanë e rrethinat e tyre, ka nxjerrë një mësim që po përpiqen ta përdorin në Kosovë.

Shemsi Mustafa, nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, ka thënë se “Kosova është në një zonë me aktivitet sizmik relativisht të lartë, por nuk e ka atë rrezikun e vendeve përreth. Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, e kanë aktivitetin sizmik më të lartë”.

Por ai ka thënë se nuk mund të përjashtohet mundësia që Kosova të goditet nga tërmetet. Arkitekti Ernest Ferizi, sipas “Express”, tha se pas tragjedisë në Shqipëri, duhet të merren masa për përmirësimin e objekteve të ndërtuara pa standarde sizmike.

“Është e rëndësishme, sidomos pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri, që të merren të gjitha masat për përmirësimin e objekteve të ndërtuara pa standarde sizmike për të mbrojtur njerëzit nga katastrofat sizmike”.

Ai shtoi se objektet që paraqesin rrezik permanent nga tërmetet janë objektet e ndërtuara pa leje.

Duke iu referuar situatës në Shqipëri, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, tha të dielën se të gjitha komunat e Kosovës, veçanërisht ajo e Prishtinës, duhet të bëjnë vlerësimin e rrezikut sizmologjik.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, se për ndërtesat e vjetra duhet të bëhet vlerësimi i rrezikut nga ndërhyrjet në strukturë, në katet e para si dhe mbindërtimet.

“Komunat e Kosovës, veçanërisht Komuna e Prishtinës, duhet urgjentisht të bëjnë vlerësimin e rrezikut sizmologjik.

Për ndërtesat e vjetra, duhet të vlerësohet rreziku nga ndërhyrjet në strukturë, në katet e para (hapja e lokaleve), si dhe mbindërtimet. Ndërsa në objektet e ndërtuara pas luftës, duhet të bëhen vlerësime për rrezikun sizmologjik, si dhe kriteret e ndërtimit dhe projektimit duke përfshirë tejkalimet e lejeve ndërtimore”, ka shkruar Gashi.

Ai sugjeroi se qeveria e re dhe Kuvendi duhet të nxjerrin një ligj të veçantë për mbrojtjen nga tërmetet, duke përfshirë këtu vlerësimin e sigurisë së ndërtesave.

Paraardhëse

‘Po në botën tjetër është afër?’ Banori i frikësuar se po i grabitet shtëpia i ankohet Ramës: Është shumë larg hoteli

Pasardhëse

E fundit! Tjetër lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnitudë

Pasardhëse

E fundit! Tjetër lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnitudë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.