• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Nxënësit vriten me njëri-tjetrin, shteti hesht

29 November, 2016
në Kosovë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tre nxënës janë viktima të dhunës brenda dy ditësh në Prishtinë. Që të tre kanë marrë plagë nga thika, të shkaktuara nga dora e bashkëmoshatarëve të tyre, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Therjet me thikë ndërmjet nxënësve në Kosovë po ndodhin çdo ditë. Derisa të enjten pati gjuajtje me revole, si dhe përleshje me thikë ndërmjet nxënësve të shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, si dhe shkollës “28 Nëntori”, në të cilën mbeti i therur me thikë një nxënës 16-vjeçar dhe të premten nga therja me thikë në Prishtinë kanë mbetur dy adoleshentë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e radhës të therjes me thikë ndërmjet dy të rinjve A.R, mashkull 15 vjeç, si dhe V.D, mashkull 14 vjeç. Viktimat sipas këtij raporti kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe janë dërguar për trajtim në QKUK. Policia ka bërë të ditur se ka arritur t’i identifikojë personat që dyshohen të jenë të përfshirë në rast. Ndërkaq, për rastin e së enjtes Flora Ahmeti, nga Zyra për Informim e Rajonit të Prishtinës, ka thënë për gazetën se të dyshuarit tjerë janë liruar, ndërsa në paraburgim po mbahet personi që e ka goditur me thikë. Ahmeti ka konfirmuar se personi që ka therë me thikë bashkëmoshatarin e tij është po ashtu nxënës.

Për këtë rast më parë është raportuar se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Saudin Maliqi, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ka thënë për gazetën se nxënësi 16-vjeçar është hospitalizuar në këtë klinikë për 24 orë, në të cilën ka marrë dhe trajtimin adekuat. I riu kishte marrë plagë në kraharor.

Paraardhëse

Aleppo, OKB alarmohet për fatin e civilëve. 16 mijë të zhvendosur

Pasardhëse

INTERVISTA/ Giusy Ferreri: E lumtur të këndoj në Tiranë

Pasardhëse

INTERVISTA/ Giusy Ferreri: E lumtur të këndoj në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.