• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Numri 2 i PD paralajmëron ndryshimin e madh në Elbasan

9 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka nisur sot fushatë zgjedhore në Elbasan, ku është caktuar nga PD si drejtues politik.

Numri 2 i PD, shprehet se Elbasani nuk do të jetë më provincë ku sundon një grusht njerëzsish me bandat e tyre, por do ti rikthehet lavdia që meriton, me potencialin që ka.

Deklarata e Gazment Bardhit:

“Elbasani është ndoshta shembulli më emblematik që dëshmon se çfarë ka bërë ‘rilindja’ në 8 vite. Dy botë të ndryshme që shtrihen në mënyrë paralele. Ushtruesit e pushtetit, me privilegjet e pasuritë e tyre në simbiozë të plotë me grupet kriminale në një anë. Dhe njerëzit, qytetarët dhe banorët, të harruar e braktisur, në anën tjetër.

Njerëzit me pushtet kanë përfituar gjithçka në këto dy mandate. Para, influencë, territor, dhe kanë sunduar me forcë mbi pjesën tjetër. Përfytyroni se si një njeri i vetëm vendos për gjithçka, për punësimin, për tenderat, për shpërndarjen e favoreve, per ndihmen ekonomike, të gjitha këto sipas interesave personale. A mundet që një qark i tërë me rreth 450 mijë banorë të punojë për një grusht njerëzish. Përpos se padrejtësi, është edhe fyerje.

Elbasani i dijes, i urtësisë, i edukimit, i kontributit madhor në histori, të shndërrohet për 8 vite në provincën ku sundon një bandë që grabit gjithçka. Me 25 prill, Elbasani, Librazhdi, Përrenjasi, Gramshi, Belshi, Cerriku, Peqini, do të çlirohen nga këta pushtues.

Eshtë nderi më i madh që më është bërë të jem drejtuesi politik i fushatës në këtë qark, për Partinë Demokratike. Përgjegjësi po ashtu tejet e madhe. Sfidë që më mbush me energji dhe entuziasëm.

Me Partinë Demokratike, Elbasani do të fitojë vendin që i takon, do të dalë nga varfëria e do të gëzojë potencialin që e ka. Projektet e zhvillimit do të zëvendësojnë pazaret. Merita do të sjellë në krye më të mirët, më të zotët. Sundimi do të zevendësohet me llogaridhënien ndaj qytetarëve. Këtu në zemër të Shqipërisë, “rilindja”, do të marrë një goditje të fortë.

Jam i bindur se qarku Elbasanit do të jetë në vijën e parë të ndryshimit. Njerëzit mezi po presin. Të bashkuar si asnjëherë tjetër dhe në krah të qytetarëve ne do të sjellim qeverisjen dhe rendin që e meritojnë banorët e mrekullueshëm të këtij qarku, prindërit, të moshuarit, të rinjtë e të rejat, fëmijët që kanë ëndrra për një ardhme më të mirë”, tha Bardhi.

Paraardhëse

Misteri në Vlorë: Kush i nxori nga deti njerëzit që kishin marrë përsipër transportin e 50 sirianëve (VIDEO)

Pasardhëse

Klodiana Lala rrëfen momentin e frikshëm në Durrës: Ja çfarë më tha Artan Hoxha

Pasardhëse

Klodiana Lala rrëfen momentin e frikshëm në Durrës: Ja çfarë më tha Artan Hoxha

Diskutime rreth kësaj post




Kryesore

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Ish ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i ka dhënë fund zyrtarisht një karriere të gjatë e të spikatur...

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.