• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk u përjashtova për lëpirëset”, deputeti Ralf Gjoni zbulon arsyen e vërtetë pse u pezullua për 10 ditë nga Parlamenti

28 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i pavarur Ralf Gjoni, në studion e emisionit “Dita jonë” deklaroi se arsyeja e vërtetë pse u përjashtua për 10 ditë nga Parlamenti është se donte t’i drejtonte disa pyetje Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe të merrte “përgjigje transparente” në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Unë, sipas rregullores së Kuvendit, kam kërkuar që t’i bëj pyetje Komisionerit për të Drejtën e Informimit se përse nuk ka vepruar për të detyruar Bashkinë e Tiranës që të bënte transparencë të plotë për procedurat e ndjekura për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Çdo qytetar i Shqipërisë ka të drejtë të informohet nga një organ publik, qoftë Kryeministria apo Ministria e Drejtësisë. Brenda 15 ditësh, autoriteti publik duhet të japë informacion. Nëse nuk merr përgjigje nga organi publik, mund të ankimojë mungesën e informacionit te Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Dje thanë se u përjashtova për fjalimin tim me lëpirëse, por unë u përjashtova sepse doja të ngrija disa pyetje ndaj komisionerit dhe të merrja përgjigje transparente”, – tha Gjoni.

Deputeti shtoi se fakti që opozitës i mbyllet goja me kaq arrogancë, do të thotë se mazhoranca ka frikë.

“Nuk do e mendoja kurrë se edhe kur kemi mbetur kaq pak zëra opozitarë, të na mbyllej goja në mënyrë kaq agresive dhe arrogante. Kjo tregon se mazhoranca ka frikë. Nuk e shpjegoj dot ndryshe këtë zell të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës. Unë kërkova bashkë me Rudina Hajdarin për një interpelancë për Teatrin me kryeministrin, që duhet të zhvillohet sot. Gjithashtu, të enjten e kaluar i bëra thirrje mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor në Parlament, pasi besoj se shembja e Teatrit duhet hetuar në Parlament. Për t’i dhënë jetë këtij komisioni na duhen edhe disa vota nga mazhoranca, që nuk besoj se do t’i kemi”, – u shpreh Gjoni.

Kur u pyet nëse opozita parlamentare do të formonte një forcë politike, Gjoni tha: “Kam pasur flirtime gjatë gjithë kësaj kohe nga të treja forcat politike, por ju garantoj që nuk kam as interes dhe as dëshirë që të garoj me një nga forcat aktuale politike, në formën aktuale që ato janë. Nëse do të ndryshonte lidershipi, do e konsideroja. Kjo do të thotë se ne do të punojmë për të ngritur një ekip dhe do të shohim se çfarë mbështetjeje qytetare do të gjejmë në muajt në vazhdim. Jo të gjithë jemi në një projekt dhe nuk ndajmë të njëjtat vlera. Mund të them që nuk është e lehtë të gjesh një emërues të përbashkët përsa i përket vlerave që ne përfaqësojmë. Projekti ynë do të përbëhet vetëm nga njerëz të pastër, që nuk kanë qenë pjesë e strukturave të Sigurimit të Shtetit, që nuk kanë pasur aludime për korrupsion dhe përfshirje në vjedhje të parave publike”.

Paraardhëse

Hajdari: Je bërë si Nikola Gruevski. Rama: I kam mbaruar fjalët për Teatrin

Pasardhëse

Ramës i mbaron koha, Hajdari: Merr minutat e mija, u bëre për ujë të ftohtë

Pasardhëse

Ramës i mbaron koha, Hajdari: Merr minutat e mija, u bëre për ujë të ftohtë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.