• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk nisën pas një gote vere”, ministri italian jep detaje për marrëveshjen e emigrantëve: Diskutimet filluan që në prill

10 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe detaje të reja lidhur me marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij Georgia Meloni, për ngritjen e një kampi emigrantësh në Shqipëri.

Tajani tha se diskutimet për marrëveshjen e nënshkruar mes Ramës dhe melonit kishin nisur që në prill, dhe jo pas një gote vere gjatë pushimeve siç u raportua në Shqipëri.

Nga takimi i ministrave të Jashtëm të G7, Tajani në një intervistë për Corriere della Sera foli për polemikat rreth marrëveshjes me Shqipërinë për çështjen e emigrantëve dhe nëse kryeministrja Meloni ka bërë gjithçka me kokën e saj.

Ministri Tajani shpjegoi se negociatat janë menaxhuar fillimisht nga ministria e Jashtme dhe se takimi i parë operacional është zhvilluar më 6 prill të këtij viti.

Ai thekson se posedon dhjetëra procesverbale, emaile, raporte takimesh mes zyrtarëve dhe liderëve shqiptarë.

“Kam lexuar histori dhe artikuj në gazetat italiane që janë vërtet absurde, të rreme. Është një marrëveshje e gjithë qeverisë italiane, mbi të cilën kanë punuar së bashku Kryeministria Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë. I gjithë negocimi, që në fazat fillestare, u menaxhua normalisht nga ministria ime.

Takimi i parë përgatitor u mbajt në zyrën time në Palazzo Chigi. Pas një takimi fillestar që pata me Giorgia Melonin, organizova një takim më 6 Prill 2023, takim paraprak operacional mes Ministrisë së Jashtme, asaj të Brendshme dhe ambasadës tonë në Tiranë.

Nuk është një marrëveshje e lindur gjatë një gotë verë në kohë pushimesh. Misioni i parë operacional në Tiranë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Punëve të Brendshme ka filluar më 24 maj. Kemi dhjetëra procesverbale, emaile, raporte takimesh mes zyrtarëve tanë dhe me liderët shqiptarë”, thotë ministri i Jashtëm italian.

Lidhur me kritikat për marrëveshjen dhe për ato çka supozohet se janë shkelje të rregullave të pritjes së emigrantëve, ministri tha se është diskutuar gjithçka me Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar çdo aspekt ligjor.

“Në punën tonë kemi përfshirë Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar çdo aspekt ligjor. Është një nismë që synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore me bashkëpunimin e një vendi kandidat për t’u bërë anëtar i BE-së. Shqipëria ndan me ne idenë se çështja e emigracionit mund të zgjidhet së bashku”, përgjigjet Ministri i Jashtëm italian, njëkohësisht ish Kryetar i Parlamentit Europian.

Paraardhëse

Shpërthen Arben Derhemi: Pseudohumoristë që bëhen “producentë filmash” duke u lëpirë

Pasardhëse

Rama rrit pagat e mësuesve

Pasardhëse

Rama rrit pagat e mësuesve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.