• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk ndryshon qeveria me himn stonaturë”, Rama ironi me Bashën

18 April, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në parlament lidhur me rezolutën e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Rama tha se partite holandeze po perdorin shqiptaret si koka turku për politikën e tyre të brendshme dhe fushatat e tyre elektorale.

“Si mundet të bjerë dinjiteti i disa forcave politike shqiptare, dhe që përdorin antishqiptarët dhe flasin për krim etnik, ndërsa krimi nuk ka ngjyrë. Krimi është krim. Kjo është e neveritshme Pse e bëjnë këtë si mund të arrijnë deri këtu si mundet lufta për pushtet ti cojë deri në këtë pikë. Si mundet që dëshpërimi të arrijë në pikën ku humbësi të presë rrënjët dhe të sillet si armik i vendit të vet. Si mundet që lufta politike të katandiset në derexhen ku ata kthehen në zëdhënës të atyre që nuk duan t ia dëgjojnë emrin Shqipërisë. Si mundet që alibitë e tyre të gjejnë vend këtu në vendin tonë. Ndërkohë që sot do të duhej të ishte ndryshe dita e politikës, ku duhet të na bashkojë Shqipëria dhe bindja se dinjiteti i Shqipërisë nuk negociohet. Si mundet! Jetojmë në një sistem që e ka mosdakordësinë në themel, është bazë e bashkëjetesës. Tjetër është kur mosdakordësia është arsye për debat e beteja që përfundojnë me gjykimin e popullit dhe tjetër kur mosdakordësia përkthehet në sherr për vdekje, për zhdukje. Është momenti për t’ju thënë shumë miqësisht, kanë një mijë e një arsye kundër kësaj qeverie, por shkuarja pas ‘Berihait’ të këtyre forcave që janë gati të përqafojnë cdo kënd që është gati ti fusë një shkelm Shqipërisë, dëmton ata vetë.” u shpreh Rama.

Pa vëmendje për kryeministrin duket se nuk ka kaluar as përmbyllja e protestave të opozitës, duke kënduar himnin kombëtar në selinë e PD, të cilën Rama e shfrytëzoi për të ironizuar kryedemokratin Basha.

“Qeverisë nuk kanë ca i bëjnë, nuk e ndryshojnë dot me kapsolla apo duke kënduar stonate. Nuk e ndryshojnë dot duke kërcënuar shantazhuar penguar e bllokuar, s’kanë se si edhe sikur të arrijnë të futen këtu e të këndojnë këtu këngë patriotike. Parlamenti është mishërim i sovranit me votë. Tek 140 vetë, janë populli sovran i përfaqësuar. Nëse s’kanë c’i bëjnë qeverisë, kanë shumë c’i bëjnë për keq Shqipërisë në rrugën e zhvillimit, shqiptarëve si njerëz, si prindër, si njerëz që punojnë e studiojnë. Dëmtohet gjithkush përvec atyre që janë turistikë politikë. Këtu është e rëndësishme ta dëgjojnë të gjithë, kjo nuk varet nga ne. C’varet nga ne jemi përpjekur ta bëjmë e do e bëjmë edhe më mirë, për t’i dhënë edhe më shumë garanci, por ky parlament vjen nga zgjedhjet më të pakontestuara të pluralizmit. Janë të parat ku Kolegji elektoral nuk ka trajtuar asnjë cështje, është hera e parë që konstetohen një vit e gjysmë me vonesë. Pse ? Sepse zgjedhjet e tjera janë në prag, dhe kanë po atë përfundim. Do humbasin ata që s’kanë cfarë i ofrojnë njerëzve, vec sharjeve kapsollave akuzave, asgjë tjetër. Ka edhe një ofertë tjetër që për një momënt i ka çelur pak sytë e atyre mbështetësve se me këtë xhiro do rrëzohet qeveria do bjerë parlamenti e do bëhen zgjedhje të parakohshme e tani qenkan edhe shumicë, ekjo shumicë që rezulton 170 mijë vetë në Bulevard sipas tyre do marrë pushtetin. Duhet të jesh i gatshëm të lësh mendjen pushim të pranosh çmenduri të tilla. Jemi në këtë hall që duhet të përballemi me këtë soj, me sojin më të degraduar politik. PD ka qenë gjithmonë kundërshtare e jona, por kjo refuzimi me firmë i mandatit për të përfaqësuar atë që të ka bësuar ty të shkosh në parlament, është diçka e re edhe për vetë PD, se pranon askush. Nuk ka shans të gjendet në këtë rruzull një demokrat i vetëm që të pranojë se kjo është diçka për të cilën ia vlen të bisedojmë. Jelekun e verdhë e vesh dikush që ka ndjesinë që se përfill kush, por një parlamentar të dalë nga parlamenti e të vesh jelekun e të pretendojë se kështu forcohet demokracia, sistemi merr cilësi të re? Kjo është shprehje monumentale e dëshpërimit, kurorëzimi i një rrugëtimi i një partie pa kokë. Ne s’kemi asnjë rrugë veçse të vijojmë drejt e të fitojmë sfidat tona. Sfidë nuk janë zgjedhjet, i kemi fituar e do fitojmë për sa kohë s’do ketë një alternativë, sfidat tona janë të mëdha pasi duhet të mbrojmë pozicionet që Shqipëria ka fituar ndërkohë.” -u shpreh Rama.

Paraardhëse

Ish-ministrja e Ramës lëshon gjuhën ndaj Rudina Hajdarit: A kjo është… (VIDEO)

Pasardhëse

Braçe “zero” interes, e zë gjumi me zërin e Ramës në Kuvend (VIDEO)

Pasardhëse

Braçe "zero" interes, e zë gjumi me zërin e Ramës në Kuvend (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.