• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk na vendos dot kush ultimatum”, Mimi Kodheli reagon për tensionet Kosovë-Serbi dhe bën paralajmërimin e fortë: KFOR është aty

29 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO, Mimi Kodheli ka komentuar përplasjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

E ftuar në rubrikën ‘Opionion’, Kodheli siguroi se nuk ka për të patur konflikt pasi KFOR është aty për të siguruar kufijtë dhe paqen.

Lidhur me ultimatumin e Vuçiç, Kodheli thotë se askush nuk i vendos kushte NATO-s teksa deputetja e PS i jep të drejtë Kosovës në këtë histori shtuar dhe reciprocitetin e targave.

“Besoj se vizita e kryeministrit Rama ka qenë sa e domosdoshme dhe mesazhe të rëndësishme. Qëndrimi i Shqipërisë është ai, Kosova është në anën e drejtë të historisë. Nuk i futemi marrëveshjeve, pse është filluar me targat e jo me diçka tjetër. Nuk besoj që jemi këtu për gjëra të vogla. Jemi për gjëra madhore. Gjëja më madhore është paqja dhe stabiliteti në rajon dhe njohja e Kosovës. Ekziston prej dy dekadash si i tillë.

Ka nevojë ende për pak kohë, për të paqtuar e pleqëruar gjithë mbarëvajtjen e punëve në Ballkan, duhet durim, por dhe njerëz me dëshirë të mirë. Do të jetë shumë dimensionale kjo. Do të vazhdojë të jetë pjesë e diskutimeve tona politike dhe të SHBA, BE, rajon. Kjo është një çështje ekonomike, sa politike dhe sa na afekton ne. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj një procesi aspak të thjeshtë, por të mundur për të ndodhur. Besoj se do të vijë dita për të folur për projekte të përbashkëta.

Kam patur një bisedë parmbrëmë me Presidenti i Asamblesë së NATO i cili është thënë në thonjëza shefi im, dhe biseda ka qenë sa intriguese dhe e rëndësishme, sepse ka dalë me një status më vonë i cili ishte në të njëjtën linjë dhe Stoltenberg doli të thoshte, apo të gjitha strukturat nën sekretarin e përgjithshëm të NATO, apo Asamblenë parlamentare, mendoj se do të vijojmë t’i mbetemi dialogut me prezencën e BE dhe SHBA, si garancia e vetme. NATO ka në Prishtinë të vendosur misionin më të gjatë në histori KFOR. E ka më të gjatë se misioni në Afganistan.

Me largimin e forcave NATO nga Afganistano, Aleanca mori mësim të madh. Për të treguar që kjo Aleancë mbetet lidership duhet ta tregojë këtë edhe me misionin që ka, misionin e suksesshëm. S’mund të rrijë askush nga kushdo të thotë që unë jap ultimatum KFOR-it apo NATO. NATO-s nuk i jepet ultimatum. Besoj se këto kanë qenë për konsume të brendshme, s’kanë të bëjnë me realitetin. KFOR është aty për të siguruar kufijtë dhe paqen. S’ka konflikt. KFOR siguron këtë pa bërë asnjë veprim.

Nuk besoj se ka gabim Kosova, nuk mendoj që ka gabim, duhet të ishte respektuar kohë më parë. Kur flitet për një reciprocitet, pse duhet të kemi reaksion, kur për reciprocitet është folur dhe dakordësuar kohë më parë. A duhet të ishte bërë në një moment tjetër? Nuk mund ta them këtë gjë. Mendoj që nëpërmjet ngjarjeve është treguar që politika serbe nuk është ajo çka thuhet.

Brenda ka tjetër qasje, nuk është ajo çfarë tregohet. Kur ngacmohen me të drejtë kanë tjetër reaksion, shëtitje me tanked he mjete ajri, prezencë të ambasadorëve që nuk përcjellin asnjë mesazh, nuk e ndihmojnë establishmentin. Ballkani i Hapur ka ndikim pozitiv në këtë histori. Diskutimi politik dhe ekonomik dhe shtyrja e këtyre dy shtyllave në marrëdhëniet ndërballkanike e ndihmojnë, nuk përplasin. Sa më shumë eksperiencë rajonale, bashkëpunim, aq më mirë do të jetë. Duhet kombinim i këtyre që produkti të jetë histori suksesi.‘’ – tha Kodheli.

Paraardhëse

Ja pse Cristiano Ronaldo do të shkruajë sot histori në Ligën e Kampionëve

Pasardhëse

Zgjoheni çdo natë në të njëjtën orë? Mësoni cilat janë problemet shëndetësore që mund të keni

Pasardhëse

Zgjoheni çdo natë në të njëjtën orë? Mësoni cilat janë problemet shëndetësore që mund të keni

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.